PD-ja dhe LSI-ja kanë parë si mënyrë të maksimalizmit të mirë të votës së qytetarëve daljen me dy lista në këto zgjedhje. Por burime nga opozita bëjnë me dije se mes PD-së që udhëheq dhe koalicionin “Shqipëria Fiton” dhe LSI-së do të ketë paraprakisht një marrëveshje bashkëqeverisje.
Gjatë pasdites së djeshme kryetari i PS-së, Lulzim basha dhe kryetraja e LSi-së, Monika Kryemadhi kanë detajuar disa aspekte të marrëveshjes dhe mënyrës së organizimit për fushatën dhe zgjedhjet e 25 prillit.
Kujtojmë se sot (24 shkurt), është afati i fundit i rregjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet e rradhës. Deri më tani ka një ngerç mes partisë Republikane të Fatmir Mediut dhe Partisë Demokratike. Kreu i PR ka diskutuar me përfaqësues të Këshillit Politik propozimet që kjo forcë i ka drejtuar PD-së.
Sipas Mediut, ajo që i ka kërkuar Lulzim Bashës është që të mos neglizhohen logot e partive. Ai shprehet se koalicioni opozitar nuk është thjesht një përfshirje e partive politike te PD, por një koalicion ku qendra është Partia Demorkatike.
Ndërsa Partia Socialiste ka deklaruar se në këto zgjedhe do të dalë e vetme, Partia Demokratike regjistron sot koalicionin e saj “Shqipëria Fiton”.
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Republikane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Demokristianët do të jenë pjesë e listës së Partisë Demokratike.