Regjistrohet një tjetër tërmet në Shqipëri, ja epiqendra
Pas tërmetit të regjistruar mëngjesin e sotëm, një tjetër tërmet ka rënë pak çaste më parë në vendin tonë.
Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë midis Durrësit dhe Fushë-Krujës.
Tërmeti ka rënë në orën 18:46 me magnitudë 3.3 ballë të shkallës Rihter dhe thellësi 25 kilometër.
Ndërkohë nga raportimet paraprake nuk raportohet për dëme.