Ish-i dënuari i përjetshëm, Elidon Kotorri është shpallur në kërkim nga policia.
Kotorri akuzohet për dhunën ndaj dy vajzave në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.
Për shkak të karantinimit rrugët ishin bosh dhe vajzat po ktheheshin në shtëpi, pasi kishin mbyllur punën në 16:00.
Tre persona i kërkuan të hipnin në makinën me të cilën udhëtonin dhe pas refuzimit i kanë dhunuar vajzat, shkruan gazeta “Si”.
Hetimi nisi pasi spitali Ushtarak njoftoi ne së urgjencë kishin mbërritur dy shtetase të dhunuara keqazi.
Vajzat me iniciale O.S. dhe D.C., kanë rrëfyer në polici momentet e dhunës.
“ Tek ish merkata , na u afrua një automjet me tre persona. Na kërkuan që të hipnim në makinë. Ne refuzuam. Ata na ofenduan dhe u larguan. Ata të tre po udhëtonin një fuoristradë ngjyrë kafe. Sa kishim ecur mbase 50 metra, kur ata të tre personat që na kërkuan të shkonim me ta, e kishin fikur makinën pak më tutje dhe po prisnin. Si fillim i’u afruan shoqes sime O. dhe pastaj u drejtuan edhe nga unë. Bërtitën: çfarë ju duket vetja juve që nuk pranoni të vini me ne. Pastaj filluan të na qëllojnë me shkelma dhe me grushta ngado. Pastaj na shtrinë për tokë dhe na goditën edhe në kokë e fytyrë. Nuk e di sa ka zgjatur. Por ishte disa minuta kjo dhunë”, rrëfen njëra nga vajzat.
Vajzat i thanë policisë se nuk njihnin asnjë nga personat, të cilët pas dhunës janë larguar të pashqetësuar, ndërsa vetë ato kishin kërkuar ndihmë mjekësore.
Policia ka kontrolluar më pas kamerat e sigurisë dhe duke u bazuar te përshkrimi i vajzave ka identifikuar një makinë ngjyrë kafe më targë AA 562 JM, e cila është marrë me qira nga nj ështetas dhe prej një muaj ia ka kaluar në përdorim Elidon Kotorrit.
Në Tiranë janë kryer disa kontrolle për Elidon Kotorrin, i cili akuzohet për plagosje dhe kanosje, ndërsa për dy personat e tjerë që ndodheshin me të nuk ka asnjë informacion.
Elidon Kotorri është shoku i Elton Zajmit, i vrarë në 1998-ën, pas një kalvari hakmarrjesh.
Kotorri u hakmorr dy vite më vonë duke qëlluar me breshëri në makinën ku ndodhej Andi Hasani shënjestra e atentatit, së bashku me Sokol Alushin, Gazmend Zenelin dhe Gregor Stefanin.
Vetëm ky i fundit arriti që të shpëtonte gjallë pas atentatit.
Fillimisht Kotorri u shpall fajtor për krimin dhe u dënua me burgim të përjetshëm, që më pas zbriti në 25 vite dhe procesi u konsiderua i padrejtë.
Elidon Kotorrit iu mor fija e flokut pa avokat dhe pas analizave laboratike, u krahasua me kapelen e gjetur në vengjarje, ku AND-të u përputhën.
Kotorri qëndori për 19 vite në një burg të sigurisë së lartë dhe së bashku me paraburgimin drejtësia i llogariti 25 vite.