Skip to content
Të Gjitha

Reforma në drejtësi, Vettingu rikthen në shkollë prokurorin e Shkodrës

· 1 min lexim

Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë një vendim të çuditshëm për Drejtuesin e Prokurorisë së Apelit, Elvin Gjokaj.

Kjo ka ndodhur për herë të parë gjatë procesit të Vettingut. KPK e ka rikthyer në shkollë Gjokajn, pasi ka mungesë të theksuar profesionalizmi në dosjen e tij.

Gokaj ka rezultuar korrekt në dy kriteret e tjera, atë të pasurisë dhe pastërtisë së figurës, por ajo që e ka penalizuar është profesionalizmi i tij.

Me shumicë votash u vendos që prokurori Elvin Gjokaj të ndjekë sërish Shkollën e Magjistraturës, ndaj edhe KPK vendosi pezullimin e tij për një vit.

Kjo derisa ai të përfundojë studimet për të plotësuar edhe kriterin e profesionalizmit, në të cilin ai ka ngecur. Kjo është hera e parë që KPK pezullon një prokuror ose gjyqtar për profesionalizëm.