Reforma në Drejtësi, 2 eminencat e Anti-mafias: Paradoks në procesin e vettingut

Emisioni investigativ “Report” në televizionin shtetëror italian Rai3 ka transmetuar një episod të veçantë mbi Shqipërinë më 21 prill 2024, duke vënë në dyshim deklaratat e qeverisë shqiptare rreth sukseseve në Reformën në Drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit. Prokurori italian i anti-mafias, Nikola Gratieri, dhe ish-magjistrati Francesco Mandoi kanë shprehur skepticizmin e tyre ndaj efektivitetit të kësaj reforme.
Gratieri thekson se “mafia shqiptare është e fortë, pasi nis nga një shtet me korrupsion të përhapur gjerësisht”, duke shtuar se “organizatat kriminale që vijnë nga Shqipëria janë të pasura dhe të fuqishme”. Ai vëren se mafia shqiptare “tashmë është strukturuar dhe arrin të bashkëveprojë me Ndrangheta-n”, dhe se “prej disa vitesh, mafian shqiptare e shohim në Amerikën e Jugut. Ajo është e aftë që të sjellë, në mënyrë autonome, tonelata me kokainë në Itali dhe në Europë”.
Nga ana tjetër, Mandoi shpjegon problemet me zbatimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Ai tregon një paradoks në procesin e vetingut, duke thënë: “Ka diçka absurd. Kontrolli i magjistratëve nuk bëhet nga Këshillat gjyqësorë dhe prokurorialë. Vetingu i tyre realizohet nga disa trupa, që përdorin informacione policore. Pra, kontrolli i një prokurori vjen nga polici, i cili, në aspektin procedurial, është më poshtë se sa prokurori”. Ai shton se kjo reformë “ka krijuar një presion të madh mbi magjistratët” dhe akuzon qeverinë për “zhvillimin e një gjueti shtrigash ndaj magjistratëve që nuk i pëlqejnë”.
Këto komente nga dy ekspertë të njohur të drejtësisë hedhin dyshime serioze mbi integritetin e reformës në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, duke sugjeruar se përpjekjet e qeverisë mund të mos jenë aq efektive sa prezantohen në propagandën publike.
Lexo më tej
Kaos digjital në 74 vende! Defekti i Microsoft paralizon Teams dhe Outlook
Një ndërprerje masive në infrastrukturën e Microsoft-it ka shkaktuar probleme në të paktën 74 vende, duke nxjerrë jashtë…
Shqiptarët punojnë për bukën e gojës, europianët për të jetuar: Shifrat alarmante
Shqiptarët shpenzojnë pothuajse gjysmën e buxhetit familjar për ushqim, ndërsa europianët vetëm 13.2%. Të dhënat e INSTAT dhe…
Dubai, parajsa e të kërkuarve për trafik droge/ Corriere della Sera zbulon lidhjet e Eneo Carkës dhe Sheval Muaremit me mafien ndërkombëtare, ekstradimin e Denis Matoshit dhe pasurinë 17 milionë euro të ish-gruas së tij
Një investigim i gazetës italiane “Corriere della Sera” hedh dritë mbi rrjetet shqiptare të trafikut ndërkombëtar të kokainës,…
Apeli liron nga arresti shtëpiak Klevi Metajn, 22-vjeçarin “hero” të protestave studentore
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për 22-vjeçarin Klevi Metaj, nga Gjirokastra,…