Ish-deputeti i PD-së, Myslym Murrizi, ka reagua ndaj dekorimit të Prokurorit Arben Kraja nga presidenti italian Sergio Mattarella si “Kalorësi i Urdhërit të Meritës”. Murrizi me ironi ka sugjeruar se kjo dekoratë mund të jetë një pasojë e bashkëpunimit të Krajas me mafian italiane gjatë kohës që ai ishte drejtues i SPAK.
Murrizi ka theksuar se gjatë kohës së drejtorisë së Krajas në SPAK, nuk ka mbajtur mend ndonjë hetim të konkrete ndaj grupave kriminale, veçanërisht atyre që janë objekt i hetimit të antimafies. Nëpërmjet këtij reagimi, ai ka shtuar se dekorata ka ardhur me vonesë, duke spekuluar se mund të lidhet me një akt heroik të Krajas për arrestimin e Arben Luçit në vitin 1990, duke e mbajtur larg ambasadës italiane dhe parandaluar të bëhej pjesë e mafias italiane.
Në reagimin e plotë, Murrizi ka ironizuar edhe mbi efektivitetin e SPAK, duke përmendur vetëm dy hetime të bëra nga ky organ, dhe ka shprehur dyshime në lidhje me vlerësimin e veprimeve të hetuesit Kraja. Për më tepër, ai ka lansuar një sfidë ndaj protokollit të dekoratave italiane, duke sugjeruar se të tjera figura nga Shqipëria, duke përfshirë hetuesin, Dvoranin, mund të meritojnë një konsideratë të ngjashme nga presidenti italian. Në fund, Murrizi ka shfaqur një qëndrim skeptik ndaj përgjegjësive të SPAK dhe ka insinuar mundësinë e një loje të gjerë të dekoratave nëse edhe figura të tjera të politikës dhe drejtësisë meritojnë një vlerësim të tillë.
Reagimi i plotë:
U “ emocionova” shume nga lajmi i dekorimit te ish hetuesit Arben Kraja nga Presidenti Italian Z Mattarella me dekoraten :kaloresi i urdherit te merites. Dekorate qe i eshte dorezuar hetuesit Kraja nga I Nderuari Ambasador i Italis ne vendin tone Z Fabrizio Bucci me motivacionin per bashkepunim me antimafien Italiane gjate kohes qe ka qen drejtues i SPAKUT, pra nga nentori 2019 deri ne nentor 2022.
Mirepo si ish deputet ne kohen 2019-2021 duke pare raportimet e SPAKUT ne Parlament nuk mbaj mend ndonje “ hetim” konkret nga SPAKU te lidhur me grupet kriminale objekt hetimi i antimafies.
Ne 3 vjet si drejtues i SPAKUT dy hetime “ bombe” ka bere hetuesi Kraja
Nje ishte autokombanjer Bektashi nga fshati Kozar i Kuçoves dhe tjetri Profesor Edvin Prifti.
A thua qe te dy keto hetime te kene qene ne bashkepunim me antimafien Italiane??? Kaq “ mafioz” te kete qene Bektashi?? Se per Profesorin Edvin Prifti edhe “mund “ta besoj qe “mund “te jete objekt kryesor i hetimeve te antimafias
Por duke pare cv e hetues Krajes thashe me vete qe me duket se eshte dekorate e vonuar kjo e Italianeve per Krajen sepse ndoshta ne thelb ka lidhje me aktin “ heroik” qe Arben Kraja si hetues i komunizmit arrestoi ne zonen “ kufitare” Vore Z Arben Luçi ne korrik te vitit 1990 dhe e denoi Ate duke e penguar qe te mos futej ne Ambasaden Italiane per tu arratisur ne Itali e pastaj te behej “ mafioz” qe ti hapte pune antimafies Italiane.
Pra Kraja ka parandaluar qysh ne korrik te vitit 1990 nje element qe mund te “sillte” rrezik per Shtetin Italian dhe e meritonte nje falenderim ne forme dekorate Mirepo kur pashe qe po me te njenjten dekorate I Nderuari President i Italise Z Mattarella i kishte dhene edhe sekretarit te pergjithshem te Kryeministrise Z Engjell Agaçi qe u arratis nga Shqiperia po ne korrik te vitit 1990 si kundershtare i rregjimit te hetuesit Arben Kraja thashe me vete: ore kush duhet ta mare kete dekorate, se qe te dy sikur nuk shkon!!!!!
Se po ta kishte kapur hetues Kraja ne Vore Z Engjell po ne kokerr te burgut do ta kishte rras njelloj si Z Arben Luçi, por Agaçi pat fat dhe ja hodhi
I Nderuar Z Ambasador Fabrizio!
Nuk e di si funksionon protokolli i Shtetit Italian per dekoratat ,se ne ne Shqiperi e kemi ndryshe qe te dekoron edhe Presidenti edhe Kryeministri edhe Presidenti qe vjen pamvarsisht se te ka dekoruar Presidenti para ardhes po per te njenjten “ merite”por nese edhe ne Shtetin Italian ka njefar ngjashmerie ,a po ma ploteson nje deshire miqesore se per hir te se vertetes kam shume fare rrespekt per Ju e shum me shum per Italine dhe Italianet??
A po shikon mundesine qe ti jepet nje dekorate edhe “ kampionit” te drejtesis Dvorani qe te mos i ngelet hatri askujt???
Sepse edhe Dvorani ne 13 dhjetor te vitit 1990 nje dite pasi ishte krijuar Partia Demokratike pra ishte legalizuar pluralizmi ,si ish hetues ne Shkoder dhe koleg me Z Kraja ka kerkuar te shpallen si terroriste dhe te denohen 3 Qytetar Shkodran qe ne 14 janar te vitit 1990 hodhen ne ere bustin e Stalinit
E di qe nuk quhet si “ bashkepunim” indirekt per te “ eleminuar” apo “ frenuar” ardhjen drejt Italis te elementeve anti parti qe mund ti hapnin pune antimafies Italiane, por besoj qe ka “ kontribut” jo te vogel duke mbrojtur bustin e Stalinit ,sepse ne vitin 1990 ne Itali ishin ne pushtet komunistat qe e kishin ne shpirt ate shejtan dhe nuk ju vinte mire qe tja prishnin bustin
Te lutem shume Z Ambasador shife njeher si mundesi se nuk te bie kurre me ne qafe, per te tjere por me kete Dvoranin besoj qe do kenaqej shume edhe Yri Kim edhe vete Blinkeni qe e kane dekoruar edhe Ata si “ kampion” te drejtesise, e me duket edhe Ata per kete te bustit se per Marsida Xhaferrllarin qe e dergoi si propozim ne kundershtim me Kushtetuten nuk e besoj
E di qe mund te merziten shume nga kjo kerkes dhe lutja ime per te dekoruar Dvoranin se do thone disa ish hetues e prokurore te tjere te komunizmit qe po ne pse jo.
Se edhe partizan Sokol Dadushi prokuror i komunizmit ne Vlore ka qene dhe ka bere maksimalen qe te mos lejonte Vlonjat te vinin drejt italise duke i rrasur ne burg edhe po ta mendonin nje gje te tille,derisa filluan skafet.
Edhe ish hetues Ilir Panda qe “ hetoi” dhe çoi ne kokerr te plumbit te ndjerin Nazif Tuga ose siç njihej ndryshe si Beu i Saukut me date 20 korrik te vitit 1989, i ka “sherbyer”perendimit duke eleminuar nje element qe po te ishte gjalle ne korrik 1990 mund te vinte ne Itali e te “ krijonte” probleme.
Po ju lutem Ju dhe po jua kerkoj si “ nder” ngaqe nuk kam muhabet me Yrin dhe Blinkenin se ju shaj ndonjeher vellan e vogel te Rames dhe vellan e madh te Veliajt Lexi Sorrosin.
Se po ti kisha mire maredheniet me Ata,te siguroj qe nuk do ju bija me qafe vetem Ju joo, por do ju lutesha edhe Atyre qe ti rrasnin ndonje dekorate hetues Arben Krajes dhe emigrant Engjell Agaçit dhe se bashku me hetues Dvoranit pastaj beheshin qe te tre “ kampion” dy te “ drejtesis” dhe nje qe nuk pjerdh per drejtesine sa ta kete mire me Ramen e te mos haj dardha pas shpines se tij por te haj dardha, fiq, rrush, kumbulla, pjeshka e banane bashke me te
Mire qe dekoratat kane ngelur vetem tek keta te “ drejtesise” se po u hap kjo loje edhe per ministra, ish ministra, deputet e funksionar te tjere, qe kane bashkepunuar me (anti) MAFIEN,do harxhoni qimet e kokes duke blere dekorata
Sidomos po e zgjeruar rrethin tek familjaret e Tyre, sa e gjate do jete lista. Se keta Anglezet nuk besoj qe dekorojne kollaj ngaqe ne Angli me duket se dekoratat i jep vetem Mbreti. Dhe mesa di Mbreti nuk i ka patur qejf kurre komunistet keshtu qe le ti takoj sa te doj Ambasadori Anglez hetuesit e komunizmit ne SPAK apo kudo, por dekorate nuk ju jep dot
Ps: Shyqyr qe ndodhi ky dekorim dje,dhe sot nuk po ju bie me ne qafe e nuk po i merzis qindra minjera mbeshtetes te emeruarve ne kupolen e rithemelimit se me duket qe seancen tjeter nuk do bejne me zhurme ne Kuvend ngaqe ju tha Elisa qe hajt te meremi vesh te krijojme ndonje komision hetimor e me kaq besoj qe “ revolucioni” e kreu misionin e tij