Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rastet e pakta me COVID-19? Flet Pipero: “Është një ‘qetësi’ që nuk zgjat shumë, ja kur do jetë piku”

21:57 19/03/2020
Reading Time: 3 min lexim

Së fundmi, mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, ka dhënë një intervistë në studion e lajmeve në TemA TV,  ku është shprehur se është ende herët për të bërë një parashikim të saktë të ecurisë së COVID-19 në Shqipëri.

Ndonëse numri i të infektuarve dhe viktimave është relativisht i ulët, sipas mjekut nuk ka vend për optimizëm, pasi përhapja e virusit është ende në fillimet e saj.

Më tej Pipero tha se piku i të infektuarve pritet të arrihet diku nga fundi i javës së tretë ose fillimi i javës së katërt.

“Jemi ende në fillim. Është java e parë, është herët për një parashikim të saktë. Nuk besoj se ka vend për optimizëm. Është një ecuri normale brenda anormalitetit. Përvoja e vendeve të tjera ka dëshmuar se në javët e para, numri është i vogël, pastaj nga fundi i javës së tretë dhe fillimi i javës së katërt vjen piku.  Është e vështirë të bëjmë parashikime. Ne jemi në situatë qetësie të rreme të epidemisë. Askush nuk mund të parashikojë shifrat. Kjo duket një heshtje që nuk do të zgjasë shumë. Fundi i javës së tretë dhe fillimi i javës së katërt do të jetë ai bumi tipik i epidemive”, tha ai.

Deri tani nuk ka ende një vaksinë që ta luftojë virusin, kështu Pipero tha se për frenimin e përhapjes së epidemisë është i domosdoshëm zbatimi i masave kufizuese që janë marrë deri tani.

“Epidemia ka sjellje të ndryshme. Aty ku është gabuar më shumë, ka pasur më shuëm raste. Le të marrim Italinë, ku qytetarët nuk zbatuan rregullat dhe mjekët nuk konsideruan personat me simptoma të ngjashme me gripin. Atje ku është gabuar, kostoja ka qenë e madhe, atje ku qytetarët nuk kanë qenë bashkëpunues, kostoja ka qenë akoma më e madhe”.

Po ashtu, mjeku foli edhe për kapacitetet që Shqipëria ka për përballimin e kësaj situate, duke u shprehur se asnjë sistem shëndetësor nuk ka kapacitete për situata të tillë, por në vendin tonë janë marrë masa dhe po merren të tjera për t’u përballur me një situatë të tillë.

“Ne kemi pasur para fillimit të epidemisë 5 respiratorë, tani kemi 35. Qeveria po merr masat maksimale që kapacitetet të jenë optimale”, tha ai.

Gjurmimi i kontakteve të të prekurve me i rëndësishëm se testimi.

“Ka udhëzime të OBSH që duhen respektuar. Unë si specialist i shp ne nuk duhet të bëjmë despistim. Kjo nuk na vlen. Ne duhet të gjurmojmë rastet e kontakttit. Këtu duhet kërkuar i sëmuri për t’u izoluar, sepse ndërpresim zinxhirin epidemiologjik. Në dijeninë time ka teste. Por nuk ka vlerë. Duhet të ndërpesim zinxhirin epidemiologjik”, tha ai.

Virusi që lindi në Kinë në fund të 2019, ka shkaktuar deri tani rreth 10, 000 viktima dhe ka infektuar mbi 241,000 persona në 177 shtete.

OBSH ka shpallur pandeminë, teksa epiqendra e virusit tashmë është zhvendosur në Europë, në një kohë kur Kina po rimerr veten dita-ditës dhe madje po ndihmon shtetet e tjera të prekura.

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një sërë masash për të parandaluar përhapjen e Coronavirusit, teksa është kufizuar qarkullimi i makinave dhe i këmbësorëve.

Gjithashtu ka nisur aplikimi i gjobave për ata që nuk respektojnë rregullat e vetëkarantinimit, kompanitë që nuk marrin masat ndaj Coronavirusit dhe tregtarët që rrisin çmimet në mënyrë abuzive.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

Masat për Coronavirusin\Rama pezullon përkohësisht disa koncesione

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English