Raportonin se çfarë ndodhte në të vërtetë në Wuhan, zhduken në mënyrë misterioze dy gazetarët

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Teksa qindra viktima po shtohen çdo ditë nga Coronavirusi në Kinë, në Wuhan ku është edhe epiqendra e virusit vdekjeprurës janë zhdukur dy gazetarë.

Siç bëhet me dije nga mediat e huaja, ata ishin vendosur prej kohësh aty, ku raportonin atë çka ndodhte në të vërtetë në zemër të shpërthimit epidemik.

Bëhet fjalë për Fang Bin dhe Chen Qiushi, të cilët postonin foto, video e histori dramatike në Internet, duke marrë mijëra shikime nga njerëzit që donin të dinin se çfarë ndodh brenda provincës së karantinuar.

Të dy gazetarët janë zhdukur pa lënë gjurmë dhe në kanalet e tyre online nuk është publikuar më asgjë dhe në këtë mënyrë askush nuk di gjë rreth fatit të tyre.

Nga ana tjetër, OBSH ka deklaruar së fundmi se rastet me Coronavirus nuk po rriten në mënyrë dramatike jashtë Kinës, ndërkohë numri i viktimave deri më tani ka shkuar në 1,380 dhe janë mëse 60 mijë të prekur.

Ditën e djeshme është shënuar rasti i 3 jashtë Kinës, në Japoni ku një grua rreth 80-vjeçare humbi jetën pasi ishte prekur nga virusi vdekjeprurës.

Lexo edhe:Mes të qarash e të bërtiturash: momenti kur të prekurit nga coronavirusi futen në kuti metalike për tu dërguar në karantinë 

Shpërndaje
Share.

Komento