Skip to content
Të Gjitha

Raporti sekret i OKB: Ja shtetet që dërguan ilegalisht armë në Kongo, mes tyre dhe Shqipëria

· 2 min lexim

Siaps një raporti të fundit në Këshillin e Sigurimit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ushtria e Republikës Demokratike të Kongos po furnizohet me armë nga shumë vende të botës pa i njoftuar Kombet e Bashkuara, ashtu siç e kërkon rezoltuta e firmosur në vitin 2004.

Kombet e Bashkuara kanë akuzuar edhe Shqipërinë se po e furnizon Kongon me dërgesa të tilla.

Ajo që e ka publikuar e para lajmin ka qenë agjesia prestigjoze e lajmeve AFP.

Në raportin konfidencial të OKB theksohet se: “Disa nga armët kanë rënë në duart e grupeve të armatosura që veprojnë në lindje të vendit”

Në raport nuk flitet vetëm për armë, por edhe për instruktorë dhe pajisje ushtrie që vijnë nga Shqipëria, Rumania, Turqia, Afrika e Jugut, Izraeli, Kina, Irani, Mbretëria e Bashkuar, Koreja e Veriut, Sudani dhe Shtetet e Bashkuara.

Raporti i Këshillit të Sigurimit vë në dukje se disa vende kanë dërguar sasi të konsiderueshme me armë, municione, pajisje dhe automjete ushtarake për forcat e Kongos.

Deri më tani shteti i Iranit ka mohuar se ka transferuar ndonjëherë materiale lufte për Republikën Demokratike të Kongos.

Kjo ka shtuar edhe më shumë frikën se një palë e tretë ka dërguar armë e materiale të tilla lufte në emër të Iranit.