Raporti mbi lirinë e medias, Rama: “S’ka media të shantazhuar e liri të mohuar!”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të raportit për lirinë e medias në vend nga organizata botërore “Reporterët pa kufij.”

Në një status në Twitter ai ka shkruajtur;

“Një pasqyrë kujtese “virgjëreshave” që vrisnin qytetarë, rrihnin e plagosnin gazetarë dhe sot bëjnë moral! Ka ende shumë për të bërë për lirinë e medias dhe ndarjen e lumit të informacionit nga llumi i kazanit po ashtu. Por me këtë qeveri s’ka media të shantazhuar e liri të mohuar!”

Në statusin e tij në twitter Rama, ka  publikuar edhe një renditje të Shqipërisë për lirinë e medias nga viti 2014 deri në vitin 2018. Ndër të tjera ai ka theksuar se sigurisht ka shumë për të bërë për lirinë e medias dhe se Shqipëria nuk ka media të shantazhuar e liri të mohuar.

Shpërndaje
Share.

Komento