Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Raporti i KiE për zgjedhjet/ Alibeaj: Evidenton elementët që tregojnë se 25 prilli ka qenë një masakër zgjedhore

11:46 22/06/2021
Reading Time: 3 min lexim

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat ka komentuar raportin e misionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Më herët edhe Partia Demokratike ka evidentuar të gjitha elementet që tregojnë sipas saj, se 25 prilli ka qenë një masakër zgjedhore e regjimit Rama-Doshi. Alibeaj në daljen e tij publike tha se raporti e vendos theksin mbi një nga elementet më djallëzore të kësaj masakre, e cila sipas tij është ajo e patronazhistëve dhe mbledhja e të dhënave personale të qytetarëve.

Ai theksoi se Misioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës nuk ka qenë vetëm dëshmitar i momenteve të shpërndarjes së parave pranë̈ qendrave të votimit, por sipas tij dhe ata vetë kanë pësuar presion, pasi kërcënimet nuk kanë munguar edhe ndaj ambasadores së një shtetit partner, takimi i të cilës u mbyll pasi një̈ nga pjesëmarrësit u rrëmbye nga bandat në shërbim të regjimit.

Deklaratë e Partisë Demokratike,Enkelejd Alibeaj
25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë. Këtë e di shumica e shqiptarëve që panë me sytë e tyre se si regjimi Rama-Doshi pengoi ndryshimin. Këtë e evidenton edhe Asamableja Parlamentare e Këshillit të Europës. E cila, në raportin e saj të vëzhgimit, konfirmon elementët që çuan në masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Sepse çfarë tjetër mund të jenë pohime si:

“Zyrtarët abuzuan me pushtetin e funksioneve publike.”
“Keqqpërdorim i burimeve të administratës”

“Raportimet për blerje të votës, për ushtrim presioni ndaj votuesve, sidomos ndaj punonjësve të administratës publike për të votuar për partinë në pushtet.”?

Veçse dëshmi të asaj që të gjithë njohim si masakra zgjedhore e 25 prillit…
Përpos dënimit që delegacioni i Asamblesë bën ndaj këtyre akteve, si dhe thirrja ndaj autoriteteve për t’i dhënë fund këtyre parregullsive për të rritur besimin e zgjedhësve në proceset zgjedhore, raporti vendos theksin mbi një nga elementët më djallëzor të kësaj masakre. Atë të patronazhistëve dhe përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve, “i cili, me fjalët e raportit, përbën një shqetësim serioz dhe që i bën votuesit vulnerabël.”
Një vulnerabulitet që bëhet edhe më i prekshëm për qytetarët kur, jo më larg se dje, një hetim që është vetëm në fillesat e tij, zbuloi se zjarrëfikësi i bashkisë së Tirnaës nuk ishte vetëm koka e trafikut të drogës, por edhe një nga patronazhistët e Partisë Socialiste.
Hera e dytë kjo, brenda një jave, ku teksa ndiqet filli i trafikut të drogës, mbrihet pashmangshmërisht te partia në pushtet dhe lidhjet e saj me krimin, të cilin e përdor për blerjen e votave. Sikurse ishte edhe rasti i dy të arrestuarve të operacionit “Lugina”.

Por nuk mbaron me kaq!
Misioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës nuk ka qenë vetëm dëshmitar i momenteve të shpërndarjes së parave pranë qendrave të votimit. Apo, siç pohohet në raport, të presionit mbi votuesit, ku kanë kanë “vëzhguar se si një person tërhiqej me forcë drejt qendrës së votimit dhe instruktohej si të votonte.” Por ata vetë kanë pësuar presion, pasi kërcënimet nuk kanë munguar edhe ndaj ambasadores së një shtetit partner, takimi i të cilës u mbyll pasi një nga pjesëmarrësit u rrëmbye nga bandat në shërbim të regjimit.
Dhe po kaq i prerë siç është raporti mbi atë që ndodhi në 25 prill, është edhe me atë që ndodhi me shkeljen e marrëveshjes së 5 Qershrit. Për të cilën thueht se “procedura për ndryshimet e njënanshme, ishte e përshpejtuar, u bë me nxitim, pa konsultime, dhe krijoi paqartësi dhe pasiguri, si dhe vështirësi për zbatimin e ndryshimeve të njënashme.”
Dhe se “ndryshimet e njënashme u bënë 9 muaj para zgjedhjeve në kundërshtim me Kodin e Praktikave të Mira të Komisionit të Venecias, ku sugjerohet një periudhë 12 mujore për ndryshimet, sidmos për ndryshimet në sistem.”
Ky raport pra dëshmon se Asambleja e Këshillit të Europës pati sy për të parë atë që KAS-i dhe Kolegji Zgjedhor nuk duna të shohin. Ky raport dëshmon se Asambleja e Këshillit të Europës kërkon atë transparencë që KAS-i dhe Kolegji Zgjedhor i mohojnë shqiptarëve.
Ky raport dëshmon se ne duhet dhe do të bashkëpunojmë me partnerët tanë për të zhbërjen e masakrës zgjedhore të 25 prillit dhe për ndërtimin e një plarforme për të sjellë legjitimitetin dhe demokracinë në Shqipëri.

Të lidhura

Ilir Meta flet nga burgu 313
Kryesore

Kërkoi lirimin/ Apeli i GJKKO-së u tërhoq për të marrë vendim për Metën

Sot, Gjykata e Apelit të Posaçëm është tërhequr për të dhënë vendimin mbi kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë,...

12:08 17/07/2025
“Nëse Lapaj nuk jep llogari për vjehrrin, pse duhet të jap unë për dajën?”/ Përplasje të ashpra mes Lapajt dhe Kordhonit për mandatin në Kuvend
Kryesore

“Nëse Lapaj nuk jep llogari për vjehrrin, pse duhet të jap unë për dajën?”/ Përplasje të ashpra mes Lapajt dhe Kordhonit për mandatin në Kuvend

Kandidati Zeqir Kordhoni nuk ka ndërmend të tërhiqet nga mandati i deputetit, një veprim që rrezikon të bllokojë hyrjen e...

10:17 17/07/2025
Para
Arrestohet prokurori i Sarandës, në pranga oficeri i OPGj-së dhe persona të tjerë (Akuzat+Emrat)

KLP vendos për prokurorin e Sarandës, votohet unanimisht për pezullimin nga detyra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

19:29 18/07/2025
Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

19:01 18/07/2025
Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares

Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares

18:47 18/07/2025
Prej qershorit, shqiptarët kanë konsumuar salmon të infektuar me bakterin vdekjeprurës/ AKU hesht si çdo herë

Prej qershorit, shqiptarët kanë konsumuar salmon të infektuar me bakterin vdekjeprurës/ AKU hesht si çdo herë

18:23 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.