Raporti i DASH/ Shqipëria e pasigurtë për investimet e huaja, lavatriçe parash dhe tendera korruptivë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), ka publikuar një raport në lidhje me klimën ekonomike dhe investimet e huaja në Shqipëri.

Në raport theksohen probleme të rënda në lidhje me dhënien e tenderave dhe prokurimeve publike duke e konsideruar vendin tonë si një vend të korruptuar.

Sipas raportit, të publikuar në faqen zyrtare të DASH, Shqipëria sidomos gjatë dekadës së fundit vazhdon të jetë një vend i pasigurtë dhe i papëlqyer për investimet e huaja.

DASH evidenton ndër të tjera edhe korruptimin në sundimin e ligjit, frenimin e ekonomisë dhe konkurrencën e padrejtë duke tërhequr vëmendjen se vendi duhet të përmbushë kushtet e kërkuara përpara konferencës së parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave në BE.

Duke kujtuar edhe raportin e mëparshëm të DASH, ku cekej edhe përdorimi i  më shumë se 1.2 miliardë eurove pastrim parash në industrinë e ndërtimit, në këtë raport DASH rendit disa probleme madhore si  korrupsioni, mungesa e transparencës, rritja e pakontrolluar e kontratave PPP, ligjet joefektive në lidhje me çështjet e pronave.

Problematikat kryesore sipas raportit më të fundit të DASH:

Korrupsioni është një pikë nevralgjike që lidhet me mungesën e dëshirës për investime të huaja. Mungesa e transparencës sidomos në prokurimet publike. Kontrata të vështira për tu zbatuar. Korrupsioni më qeveri dhe mbi të gjitha tendera qshtë i gjithëpranishëm.

Rritja e pakontrolluar e kontratave PPP ka shkatërruar tregun dhe ka bërë të pamundur konkurencën. Mungesa të analizave kosto-përfitim të këtyre kontratave ka shkatërruar garën. Bizneset amerikane ballafaqohen me raste korruptive dhe kërkesa për pagesa të tilla.

Investitorë të ndryshëm amerikanë janë përballur me cështje tregtare me entitete private dhe publike përfshirë dhe arbitrazhin ndërkombëtar. Në 2019 dhe 2020 një kompani amerikane u largua si pasojë e vendimeve të dyshimta të gjyqësorit dhe vendimmarrjes në pikëpyetje të palqve të tjera në një çështje që lidhet me investimet.

Pronat vazhdojnë të jenë problem sidomos çështja e çertifikatës së pronësisë. Ka plot raste të individëve që manipulojmë sistemin gjyqësor për të marrë pronat që sjanë te tyre. Shqipëria perceptohet si një nga vendet me korrupsion të lartë.. korrupsioni emdemik vazhdon të minonë sundimin e ligjit dhe të manipulojë apo frenojë zhvillimin ekonomik. SHBA nuk figuron më vendet e para për imvestimet e huaja direkte. Kjo tregon nivelin e ulët të investimeve amerikane në vend.

Qeveria shqiptare ka kaluar disa ligje në lidhje me pronën që janë të pakoordinuara dhe jo realisht efektive. Sipas raportit të progresit të BE vendi ende nuk ka trajtuar sic duhet kompensimin e pronave.

Shpërndaje
Share.

Komento