Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Raporti i Bankës Botërore, Shqipëria me nivelin më të lartë varfërisë në Rajon

09:21 07/10/2021
Reading Time: 3 min lexim

Rritja e çmimit të energjisë por edhe të shumë produkteve e shërbimeve të tjera ka sjellë mjaft tensione në vend. Kriza energjitike që po prek mbarë botën pritet të prekë edhe Shqipërinë ku është paralajmëruar se do të ketë rritje çmimesh në mënyrë marramendëse të shumë produkteve dhe shërbimeve në përgjithësi. Jo më larg se pasditën e djeshme dhjetra qytetarë u mblodhën para kryeministrisë ku protestuan për rritjen që do të pësojnë shumë produkte në vendin tonë. Ata i kthejnë gishtin qeverisë nën akuzën se janë pikërisht ata që e kanë çuar vendin në këtë gjendje, pasojat e të cilës bien në kurriz të qytetarëve.

Banka Botërore e Shqipërisë ka paraqitur një raport ku tregon se vendi ynë po përjeton rritjen më të lartë ekonomike në Rajon, por në të njëjtën kohë vendi ka një të tretën e popullsisë që jeton në varfëri relative me më pak se 5 dollarë në ditë. Sipas Bankës Botërore, këtë vit 30.8 % e popullsisë jeton në varfëri dhe fenomeni do të jetë i qëndrueshëm deri në vitin 2023, ku 29.3 % e popullsisë së vendit do të jetojë me pak se 5 dollarë në ditë.

Sipas matjeve të Bankës Botërore Shqipëria ka nivelin më të lartë varfërisë në Rajon. Kosova e cila renditet e dyta e ka varfërinë në nivelin 24.4 %, Serbia renditet e treta me 19.8%, Maqedonia me 17.9% dhe Mali i Zi me 16%. Megjithë rimëkëmbjen e fortë ciklike, pandemia i ka përmbysur arritjet e mëparshme në uljen e varfërisë.

Banka Botërore përllogariti se në 50 vende të Rajonit të Europës Qendrorë dhe Azisë deri në fund të këtij viti, COVID-19 ka zhytur në varfëri edhe 4.3 milionë njerëz të tjerë. Banka analizon se megjithëse rritja ekonominë post Covid-19 është e fortë, ajo nuk po rezulton gjithëpërfshirëse. Shumë persona vazhdojnë të dobësohen nga humbjet e vendeve të punës dhe reduktimi i orëve të punës, heqja e ndihmës ekonomike nga qeveria dhe inflacioni i lartë, veçanërisht për artikujt ushqimorë.

Ekonomia e Shqipërisë u rrit me 17.9% në tremujorin e dytë të vitit 2021, por numri i të punësuarve në të njëjtën periudhe ishte 33 mijë më i ulët se në të njëjtën periudhë të vitit 2019. Covid-19 ka kushtuar miliona jetë në nivel global, ka përmbysur arritjet në uljen e varfërisë dhe ka të ngjarë të lërë një trashëgimi të dëmshme shëndetësore dhe ekonomike në vijim. Plagët e grumbulluara në kapitalin njerëzor do të shërohen ngadalë, ndërsa ritmi i akumulimit të kapitalit fizik ka të ngjarë të mbetet i ulët.

 

Edhe para pandemisë, të gjithë nxitësit themelorë të rritjes ekonomike, të tilla si investimet, rritja e produktivitetit, përmirësimet në arsim dhe shëndet, rritja e popullsisë në moshë pune, ishin parashikuar të ngadalësoheshin.

Pandemia do t’i përkeqësojë më tej këto aspekte analizon Banka Botërore dhe efektet negative do të ndihen akoma tek më të varfrit, gratë, fëmijët, si dhe të rinjtë, emigrantët dhe punëtorët informalë.

Për Shqipërinë, duke iu referuar një skenari optimist, nëse pjesëmarrja në forcën e punës dhe punësimi rritet përsëri, varfëria mund të vazhdojë rënien në një skenar optimist nën 30 për qind deri në vitin 2022.

Në vitet në vijim, konsumi privat parashikohet të kthehet si mjeti kryesor i rritjes së PBB -së. Investimet private mund të vijojnë rritjen nëse zbatohen reformat e klimës së biznesit, tha Banka./ Monitor

Etiketa: raportshqiperivarfëria

Të tjera

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për pezullimin e paraburgimit
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për pezullimin e paraburgimit

Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj,...

10:59 29/04/2026
Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”
Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të mbyllë hetimin paraprak ndaj Spitalit Amerikan dhe Spitalit Hygeia, duke arsyetuar se nuk ka...

14:28 28/04/2026
Para
Sekuestrohen 280 kg lëndë narkotike në Malin e Zi, arrestohet drejtuesi i kamionit

Sekuestrohen 280 kg lëndë narkotike në Malin e Zi, arrestohet drejtuesi i kamionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për pezullimin e paraburgimit

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për pezullimin e paraburgimit

10:59 29/04/2026
Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

14:28 28/04/2026
Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

14:03 28/04/2026
2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Rrugores Roven Zeka, dënon Tabakun dhe dy të tjerët

2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Rrugores Roven Zeka, dënon Tabakun dhe dy të tjerët

13:05 28/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.