Skip to content
Politikë

Ramës në Itali, qytetarët e presin me banderolë: Me Kurtin ka shpresë, me ty vdes

· 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama do të takojë gjatë ditës së sotme emigrantë shqiptarë që jetojnë në Itali, ndërsa organizimi po mbahet në qytetin e Milanos. Para ambienteve ku do të mbahet takimi, disa qytetarë kanë vendosur një banderolë me shkrimin:

“Me Kurtin Shqipëria Shpreson, me ty Shqipëria vdes”. 

Edhe në Athinë nuk munguan një grupim i pakët qytetarësh, që protestuan kundër Ramës, kryesisht për çështjen Beleri. Në Itali të paktën në aspektin buroktratik, dhe ndasive mes dy vendeve, takimi do të jetë më i qetë.