Skip to content
Të Gjitha

Rama vendos rregulla të reja për lëvizjen, leje online ose me telefon për të dalë nga shtëpia

· 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka vendosur rregulla të reja për qarkullimin e këmbësorëve.

Që nga dita e hënë, askush nuk do të dalë më në Pazar, pa marrë leje digjitale me e-mail ose me telefon në emër të familjes.

Rama njofton se pas pak do të prezantojë edhe aplikacionin, i cili do të jetë e vetmja mënyrë për të dalë nga shtëpia në Tiranë dhe qendra urbane.

Ndërkohë që nga ora 13:00 ditën e nesërme e deri të hënën, ndalohet qarkullimi i njerëzve, si dhe dyqanet do të jenë të mbyllura.

Postimi i Ramës

GATI APLIKACIONI ONLINE OSE ME SMS PËR LEJE-DALJEN E VETËM NJË PERSONI NGA FAMILJA PËR TË BËRË PAZAR!

NJËSOJ SI JAVËN E SHKUAR, NGA ORA 13.00 NESËR DERI TË HËNËN 05.00 TË GJITHË NË SHTËPI DHE TË GJITHË QEPENAT MBYLLUR!

NGA E HËNA ASKUSH NUK DEL DOT MË NË PAZAR, PA MARRË LEJEN DIGJITALE ME E-MAIL OSE TELEFON NË EMËR TË FAMILJES

*pas pak do të bëjmë prezantimin e aplikacionit që është shumë i thjeshtë dhe nga e hëna e deri në mbarim të luftës, do të jetë e vetmja rrugë për të dalë nga shtëpia në Tiranë e në qendrat urbane.

Bilanci i COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 186, në mesin e të cilëve 31 të shëruar dhe 8 viktima.

Në spitalin Infektiv janë shtruar 77 persona, 3 prej të cilëve në terapi intensive.

Hartës së qyteteve të prekura i është shtuar edhe Puka me dy raste, të cilët dyshohet se janë infektuar nga kontakti i parë i pacientit zero, i cili është shëruar tashmë.

Autoritetet ndërkohë vijojnë me thirrjet për respektimin e rregullave të higjienës, distancimit social dhe kufizimit të daljeve nga shtëpitë.