Skip to content
Aktualitet

Rama ultimatum drejtuesve të qarqeve të PS: Duhet riformatim i FRESH, të fitojmë 74 mandate!

· 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të mbledhjes në kryesinë e PS-së, me kryesinë e ngushtë dhe të deleguarit drejtues politikë në qarqe, i ka dhënë të gjithëve një ultimatum.

Kreu i qeverisë ka kërkuar nga të vetët që të punojnë fort dhe në zgjedhjet e ardhshme t’i fitojnë se sbën 74 mandate.

Pas ndryshimeve në qeveri dhe drejtuesve politikë në qarqe, Rama ka dhënë urdhër se që nesër të fillojë formatimi i Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar (FRESH).

Përpos të tjerave kryeministri u kërkoi drejtuesve një raport për problemet në qarqet përkatëse, ndërsa mbledhja e Asamblesë së PS-së deri më tani është shtyrë pa afat.