Skip to content
Politikë

Rama tërhiqet nga fasha e energjisë , publikohet vendimi i ERE

· 2 min lexim

Këtë të premte Kryeministri i vendit Edi Rama ka njoftuar vendimin e funit të ERE në lidhje me fashën e energjisë 800 kËh, për të cilin Rama u shpreh se nuk do të aplikohet. Rama në një videomesazh bëri me dije se për shkak të motit të favorshëm me shira dhe uljes së temperaturave është bërë e mundur rritja e kapaciteteve të prodhimit të energjisë. Ndaj për pasojë në këtë situatë të tnishme nuk do të aplikohet fasha, e cila prekte 49 mijë familje.

VENDIMI I ERE

Enti Rregullator i Energjisë miratoi propozimin e Furnizuesit të Shërbimit Universal për aplikimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për konsumin mbi 800 KëH për abonentët familjarë. Kështu që nga 1 Tetori abonentët familjarë që shpenzonin mbi 800 këh do ta paguanin atë me 42 lekë për këh.

Në analizën e bërë nga kompanitë rezulton se në muajin tetor prekeshin 49 mijë familje nga rritja e çmimit. Vetë kreu i ERE-s, Petrit Ahmeti tha se me vendimin e ri prekte 5 % e abonentëve familjarë, pjesa tjetër e tyre do të paguanin me çmimin 9.5 lekë për këh.

Opozita pjesëmarrëse në mbledhje e kundërshtoi këtë vendim. Jorida Tabaku tha se rritja e çmimit të energjisë do të ishte kosto shtesë për familjet.

Në aplikimin që OSHEE përmes furnizuesit të shërbimit universal ka bërë në ERE thuhej se ky ndryshim në rritjen e çmimit të energjisë elektrike për sasinë e konsumuar nga klientët familjarë mbi 800 këh në muaj do të rrisë shpenzimet e blerjes së energjisë për periudhën tetor-dhjetor me rreth 1.8 miliardë lekë ose rreth 16 milionë euro.