Skip to content
Aktualitet

Rama takim me kryetarët e qarqeve në selinë e PS-së, mbledhja pas ndryshimeve në Durrës, Lezhë e Shkodër

· 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm në selinë e PS-së, kryetarët e qarqeve të partisë, pas ndryshimeve të bëra në mbledhjen e grupit parlamentar në Elbasan.

Bëhet me dije se ky takim ka ardhur pas ndryshimeve të bëra në disa qarqe në mbledhjen e grupit parlamentar në Elbasan.

Gjatë mbledhjes në Elbasan, u mor vendimi që të ndryshonin kryetarët e qarqeve në Durrës, Lezhë dhe Shkodër.

Kujtojmë se kryetar qarku në Shkodër u vendos Ilir Beqja, ndërsa Lezhë u vendos Lindita Nikolla.

Ndërkohë në Durrës u vendos kryetar qarku vetë kryeministri Edi Rama.

Konkretisht drejtuesit e qarqeve janë si më poshtë:

Safet Gjici është caktuar drejtues politik në qarkun Kukës

-Erjon Veliaj do të jetë drejtuesi politik i bashkisë Tiranë

-Elisa Spiropali është caktuar drejtues politik në qarkun Tiranë

-Kryemistri Rama do të jetë përkohësisht drejtues politik në qarkun Durrës

-Ervini Bushati do të jetë kryetari i Partisë Socialiste në Tiranë

-Ilir Beqaj është caktuar drejtues politik në qarkun Shkodër

-Lindita Nikolla është caktuar drejtues politik në qarkun Lezhë

– Olta Xhaçka është caktuar drejtuese politike në qarkun e Dibrës

– Taulant Balla është caktuar drejtues politik në qarkun e Elbasanit

-Gramoz Ruçi është caktuar drejtues politik në qarkun e Fierit

– Damian Gjiknuri është caktuar drejtues politik në qarkun e Vlorës

– Niko Peleshi është caktuar drejtues politik në qarkun e Korçës

– Bledi Çuçi është caktuar drejtues politik në qarkun e Gjirokastrës