Skip to content
Të Gjitha

Rama-studentëve: “Nga nesër, në sekretariate sqaroheni për tarifat e bursat”

· 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama njoftoi në Twitter se nga dita e nesërme, në sekretariatet e universiteteve do të vendosen dy përfaqësues të ministrive të Financave e të Arsimit.

Këta të fundit janë vendosur nga qeveria për të asistuar studentët që duan shpjegime apo duan të adresojnë probleme specifike, lidhur me zbatimin e VKM mbi tarifat.

“Nga nesër në sekretariatet e universiteteve do të vendosen dy përfaqësues të ministrive të financave e të arsimit, për të asistuar studentët që duan shpjegime apo duan të adresojnë probleme specifike, lidhur me zbatimin e VKM mbi tarifat e bursat brenda janarit”, shkruan kryeministri në rrjetin social.