Skip to content
Politikë

Rama: Shqipëria do të bashkohet me BE-në brenda kësaj dekade

· 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë për gazetarët, ku ka folur për ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ai ka vlerësuar punën e administratës, duke e cilësuar atë si shkëlqyer. Një arritje tjetër e rëndësishme, sipas Ramës, është largimi i Shqipërisë nga faza e monitorimit të plotë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, pas 29 vitesh.

Kryeministri theksoi gjithashtu se Shqipëria do të bashkohet me BE-në brenda kësaj dekade dhe se çelja e negociatave për anëtarësim ka përfshirë dy grupe kapitujsh shumë të rëndësishëm.

Ai e cilësoi procesin si jashtëzakonisht të rëndësishëm për Shqipërinë, që ka kërkuar punë intensive dhe cilësore nga administrata, duke përfshirë procesin e screening-ut.

Kryeministri njoftoi se shqiptarët që bëjnë transferta parash nga vendet e BE-së drejt Shqipërisë nuk do të paguajnë më komision ekstra, pasi Shqipëria ka hyrë në sistemin SEPA.