Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama shprehet për herë të parë në Kuvend për çështjen “McGonigal”

11:23 02/03/2023
Reading Time: 2 min lexim

Teksa ditën e sotme po mbahet mocioni me debat për çështjen “Mc Gonigal”, kryemistri Rama në fjalën e tij ka justifikuar veten dhe takimet me ish-agjentin e FBI-së.

Rama shprehet se akt akuza ndaj ish agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, është asgjë më shumë sesa një raportim korrekt i takimeve të zyrtarit amerikan në Tiranë.

Kryeministri deklaron se në akuzë thuhet vetëm që personi A ka marrë një material nga zyra e kryeministrit për çështjen e financimit të PD-së me para ruse, por shtoi se i vetmi person i cili është në hetim për këtë çështje është McGonigal.

Gjithashtu Rama thekson se procesi nuk ka asnjë të akuzuar tjetër përveç McGonigal.

“Prej javësh ka shpërthyer një kanal ujërash të zeza në përpjekje për të shfrytëzuar politikisht një proces gjyqësor në SHBA që s’ka asnjë lidhje me Shqipërinë, qeverinë dhe mua personalisht. Çfarë ka ndodhur konkretisht? Një ish zyrtar i lartë i FBI, ish shefi i kundër inteligjencës amerikane në Nju Jork akuzohet për një bashkëpunim të paligjshëm me oligarkun rus Deripaska. Gjatë hetimeve prokurorët kanë konstatuar edhe një sërë shkeljesh që lidhen me udhëtimet e McGonigal ku akt akuza shënon se ka vizituar Shqipërinë dhe është takuar me mua. Akt akuza nënvizon se ka marrë para borxh nga personi A. Në rreshtat e akt akuzës përmendet edhe hetimi amerikan i parave ruse të PD-së ku shënohet edhe që personi A ka marrë një material nga zyra ime për këtë çështje. Akt akuza flet edhe për një person B këshilltar i jashtëm i imi disa vite më parë. Procesi nuk ka asnjë të akuzuar tjetër përveç McGonigal.

Pavarësisht se pas një hetimi të gjatë për të cilin kam marrë vesh vetëm kur jam pyetur nga një gazetar amerikan i Insider, në të gjithë rreshtat e akt akuzës nuk ka asnjë akuzë dhe asnjë të dhënë tjetër përveç raportimit korrekt të takimeve të mia me zyrtarin e lartë amerikan, apo faktin e vërtetë se ai ka folur me mua për rrezikun rus.   Dihen, njihen dhe shquhen botërisht për nisma të kësaj natyre ata që më akuzojnë mua në këtë sallë. Janë po ata që kur ishin në pushtet i kanë bërë të gjitha të zezat dhe jo vetëm s’ka nevojë për shumë shpjegime rreth tyre, por unë skam ardhur sot dhe s’do të vijë më për ta. Këtu do vijë sa herë të jetë nevoja për respekt të zgjedhësve që përfaqësoj dhe në respekt të deputetëve të shumicës që s’mund t’i lija vetëm”, shprehet kryeministri Rama në Kuvend.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
I përgjigjet opozitës, Rama: Kam ngrënë darkë me McGonigal në New York, ku ështe krimi këtu?

I përgjigjet opozitës, Rama: Kam ngrënë darkë me McGonigal në New York, ku ështe krimi këtu?

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English