Skip to content
Të Gjitha

Rama reagon për grabitjen: “Shteti shqiptar nuk do të pranojë asnjë justifikim!”

· 1 min lexim

Kryeministri  Edi Rama ka reaguar për grabitjen e djeshme në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro.

Sipas kryeministrit, shteti do marrë kontrollin e sigurisë së brendshme të aeroportit, kjo pasi kompania kineze që bleu aeroportin, dështoi në garantimin e sigurisë.

Ai gjithashtu shpreh respekt për policinë e cila po punon për gjetjen e autorëve.

“Kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi po njësoj në garantimin e sigurisë.

Shteti shqiptar s’do pranojë asnjë justifikim nga kompania, po do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme.

Respekt për policinë që sulmohet veshëgjatësisht,” – shkruan në twitter Rama.