Rama-qytetarëve: “Mos fusni më dorën në xhep. Platforma e Bashkëqeverisjes i zgjidh të gjitha!”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në takimin e përjavshëm të “Bashkëqeverisjes”, kreu i qeverisë Edi Rama ka ripërsëritur faktin se kjo platformë është rruga më e shkurtër për të arritur në zgjidhjen e shqetësimeve pa u sorollatur nëpër zyra.

Ne këmbëngulim çdo javë me këtë event publik, që për çdo qytetar që merr një shërbim duhet të kuptojë se platforma është rruga më e shkurt për të zgjidhur shqetësimin,”- tha Rama.

Rama theksoi mes tjerash se falë ankesave të qytetarëve nëpërmjet platformës, presioni është maksimal mbi zyrtarët. Shefi i qeverisë u shpreh se në rast se zyrtarët nuk japin zgjidhje, masat penalizuese fillojnë nga ato administrative deri tek procedimi i tyre në rast se ka dyshime për elementë korrupsion.

“Presioni që ushtron qytetari nëpërmjet platformës për të kërkuar të drejtën e vet është maksimal. Nuk ka asnjë shans, që të shmangen, në rast të kundërt do të ndëshkohet deri në largim nga puna dhe çuarjen e rasteve deri në prokurori nëse ka dyshime për korrupsion. Platforma është rruga e sigurt dhe sukses i padiskutueshëm për çdo qytetar. Qytetari nuk ka nevojë të fusë dorën në xhep,”- shtoi Rama.

Kryeministri ka thënë se në platformën e bashkëqeverisjes do ketë një dritare të veçantë edhe për studentët, të cilët mund të pyesin dhe të shprehin problemet e tyre të cilat do marrin përgjigje dhe zgjidhje.

Në platformën e bashkëqeverisjes do ketë një dritare të veçantë për studentët, të cilët mund të bëjnë pyetje dhe të marrin përgjigje për pakënaqësitë që kanë. Edhe Ministria e Arsimit do çelë në Facebook një dritare për të gjitha pyetjet që shqetësojnë studentët lidhur me tarifat apo për çdo paqartësi që kanë,”- tha Rama.

Shpërndaje
Share.

Komento