Rritet numri i viktimave, nxirret një tjetër person i pajetë nga rrënojat në Thumanë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rrënojat vijojnë të marrin jetë njerëzish.

Pak momente më parë në Thumanë është nxjerrë një person tjetër i pajetë.

Në total numri i viktimave ka shkuar në 32, ndërsa nuk ka siguri se ky numër do të mbyllet me kaq.

Sakaq forcat e shpëtimit, kanë arritur të nxjerrin të gjallë nga rrënojat 45 persona.

Në ndihmë të Shqipërisë kanë ardhur forca të shumta nga Kosova, Greqia, Italia dhe vendet e tjera të BE-së.

Mbi 20 persona ndërkohë janë ende të zhdukur dhe nuk dihet ende fati i tyre.

Qeveria mëngjesin e sotëm shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Gjithashtu 27 nentori në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni është shpallur ditë Zie Kombëtare.

Shpërndaje
Share.

Komento