Skip to content
Të Gjitha

Rama pranon ftesën e Metës për të diskutuar mbi datën e zgjedhjeve në vitin 2021

· 1 min lexim

Për të vendosur datën e përshtatshme për zgjedhjet që do të zhvillohen në vitin 2021, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka ftuar disa nga krerët e forcave kryesore politike në vend.

Mes tyre është edhe kryeministri Rama, kreu demokrat Basha si dhe deputetja e Grupit Parlamentar Rudina Hajdari. Takimi do të zhvillohet në Presidencë dhe do të jetë presidenti Meta ai që do e dekretojë këtë datë.

Mësohet se Rama e ka pranuar ftesën e Metës dhe së bashku me kreun e Grupit Parlamentar, Taulant Balla do të jetë nesër në Presidencë.

Takimi do të zhvillohet në orën 11:00, për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve të 2021 që zhvillohen pranverën që vjen.

Në orën 12:00 do të shkojë në Presidencë Basha e në 12:30 Meta do të presë në takim zëvendës.kryetarin e LSI, Luan Rama.