Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë një konference me gazetarët është shprehur se Rama është duke e dëmtuar pozicionin e Hashim Thaçit dhe ish-drejtuesve të tjerë të UÇK-së, që janë në burg në Hagë, duke iu referuar deklaratave të Ramës në KiE. Sipas Berishës liderët e UÇK nuk kanë nevojë për mbrojtje politike.
“Shërbimi më i keq që mund të bëhet zotërinjve Hashim Thaçi, Krasniqi, Selimit dhe Fatmir Limajt, është fushata e çmendur e Ramës. Gjoja po i ndihmoj, por i dëmton palcërisht. Kjo me të gjitha. Sidomos fjala e tij në asamblenë parlamentare është interpretuar si presion politik. Gjë të cilën e hedhin poshtë me neveri në Europë. Nëse do t’i ndihmojë ata, të caktojë një fond qeveritarë, të marr një avokatin më të mirë të botës, dhe ti caktojë dhe s’ka gjë të keqe. Ai është njeri me interesa të mëdha politike. Po përkeqëson gjendjen e tyre në Hagë. Unë jam kosovar. S’mund të akuzohem unë se po përdor Kosovën. Edi Rama po bën interesin e tij. Kosova ishte në prag të anëtarësimit. Edi Rama kishte disa mënyra efiçente që të ndikonte në mënyrë pozitive. Të lobonte te 5 vendet që ta njohin. Çfarë lobimi po bën Rama për UNESCO? Zero! Rama shkoi atje për të zgjuar reaksion dhe uroj që mos të ndikojë në votat, sepse zonja Bugajovski bëri figurë të mirë. I dhanë fjalën në seancën plenare dhe zgjoi simpati e mbështetje. Ku shkoi si kamxhik. Si Enver Hoxha në Moskë. Një njeri skizoid që turpëroi shqiptarët, kombin dhe Shqipërinë. Unë spo e përdor. ai po përdor gjyqin e Hagës i damkosur si vasal i Vuçiç. Po bëhet si patriot, por s’ka nevojë për mbrojtje politike. Nëse ai donte t’i ndihmonte ata, i ndihmonte më tepër me një rezolutë për Shqipërinë që të hidhej poshtë akuza për transpalante organesh në Fushë-Krujë dhe Mat. Kjo është si të hedhësh valle në kurriz të atyre që janë në Hagë, këtë po bën Rama, është Makbeth, është makbethiane. Kjo tregon se ai po kërkon të bëjë presion mbi gjykatën.