Rama përsëri ironizon studentët: Ju kushton shkollimi, po injoranca?

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe pse studentët prej ditës së djeshme nuk janë duke e vazhduar më protestën, kryeministri Rama vazhdon të ironizojë.

Ditën e sotme Rama ka qenë i pranishëm në inspektimin e punimeve në konviktet e Fakultetit të Inxhiierisë dhe ato të qyetet studentit, ku sigurisht nuk kishin si të mungonin edhe postimet prej tyre.

Rama nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Instagram” ka cituar ish-Presidentit Barack Obama, I cili ka thënë

“Nëse mendoni se shkollimi është i shtrenjtë, shikoni se sa shumë do t’ju  kushtojë injoranca”

Një thirrje kjo e drejtuar drejtpërdrejt studentëve, megjithatë ende nuk dihet se çfarë kuptimi mund të ketë për të ardhmen.

Obama këtë shprehje e ka postuar në rrjetin social “Twitter” 5 vite më parë.

Shpërndaje
Share.

Komento