Skip to content
Të Gjitha

Rama përforcon mendimin për mosdorëzimin e mandatit: Lutem çdo natë dhe mëngjes që…

· 2 min lexim

Rama nga Përmeti duket se vazhdon që përtej problemeve të theksuara që qytetarët kanë, të merret me kundërshtarët e tij politik. Edhe sot ai e ka përmendur përsëri se nuk ka ndërmend që të lëshojë pe ndaj opozitës dhe mandatin ka për ta çuar deri në fund dhe këtë gjë nuk e diskuton.

“Sot në 2019 arrijmë në pikën që vendi të kërcënohet nga fantazmat e 1997, për t’i shpëtuar Saliu drejtësisë apo Luli për të shpëtuar karrigen”, u shpreh Rama.

Ndër të tjetra ka thënë se kjo sjellje që opozita është duke bërë për momentin, pra është fjala për djegien e mandateve, ka lidhje të drejtpërdrejta me frikën e zgjedhjeve dhe mbi të gjitha me reformën në drejtësi. Mirëpo mesa duket kryeministri nuk e lë me kaq, ai lutet çdo natë dhe mëngjes po për çfarë

“Lutem çdo natë para se të fle dhe çdo mëngjes para se të hap sytë, që kjo që na ka ndodhur javën e fundit të mos ju kushtoj njerëzve e punëtoreve të këtij vendi që i janë kushtuar këtij drejtimi, turizmit. Përmeti e ka bazën e të ardhurave të veta turizmin”, deklaroi ai.