Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama-opozitës: “Nuk luajmë bixhoz me mandatin. Basha do pushtet në tavolinë, por s’ka”

10:35 05/03/2019
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit teksa jashtë tij opozita po protestuesen, tha se mazhoranca nuk luan bixhoz me mandatet e deputetit siç luan sipas tij opozita.

“Morën të gjitha ministritë që kërkuan, Arsimin, Financat me idenë që PS mund t’i përdorte në fushatë. Morën për herë të parë kryetarin e KQZ dhe e dini shumë mirë sa luftëra janë bërë për KQZ. Për herë të parë u zhvilluan zgjedhje ku nuk pati asnjë ankesë dhe kolegji zgjedhor mbeti pa punë. Dihet si shkoi rezultati dhe dihet po ashtu se pas zgjedhje pati një përudhë qetësie ku askush nuk e konstatoi rezultatin, pasi të gjithë komisionerët firmosën të gjitha procesverbalet pa asnjë ankesë. Jemi të gjithë dëshmitarët se çfarë opozitë kemi pasur një grup njerëzish pa ide dhe pa program. Na tërhoqën shpesh në batakun e tyre.

E keni mirë parasysh se e gjitha dekradoi në një situatë të pa pranueshme mes palësh dhe sot ne jemi në kushtet kur ata janë larguar dhe një pjesë tjetër e opozitës po zgjedhin të zënë vendin e tyre në parlament. Është e drejta e tyre. Çfarë do ndodhë me ata që janë jashtë? Është një pyetje qe zgjedhësit e tyre duhet t’u bëjnë. Ne po kryejmë detyrën tonë, pasi ky Parlament është vendi ku na ka sjellë shumica dhe mandati ynë nuk është letër bixhozi. Nuk luajmë me mandatin bixhoz siç luajnë ata dhe pas të cilëve qëndrojnë grupe interesash që janë mundur nga ne për të bëre shtet. Një drejtor i lojërave të fatit i mirënjohur është atje jo si protestues, por edhe si menaxher. Por në fund të ditës është zgjedhja e tyre dhe lëvizja e tyre nuk i bën dot asgjë, zero PS dhe qeverisë”– tha Rama.

Rama u shpreh se opozita kërkon pushtet në tavolinë, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi u provua para dy viteve.

“Këta kërkojnë që të marrin pushtet në tavolinë, atë që ne nuk ua japim dot, përmbysjen e rregullave të lojës dhe transformimin e një procesi absurd. Opozita kur e shesh që nuk fiton zgjedhjet, thotë iki duke djegur mandatet dhe anulim loje. Ne e provuam me ata, ua dhamë të gjitha, e di mirë Lulëzimi. Që nga dita kur u bë qeveria nuk shkela asnjë ditë në këshillin e ministrave dhe qeverinë e drejtoi zv/ ministrja dhe unë isha në fushatë. Ne vijojmë edhe më shumë vëmendje”-tha Rama.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

Skandali/ Profesori i Kamzës mesazh studentes: "Takohemi diku për të ardhmen tënde"

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English