Rama njofton rregullat e reja të lëvizjes/ Zonat e kuqe blindohen me postblloqe, ja si ndryshon qarkullimi në zonat e gjelbra

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar rregullat e reja të lëvizjes për javët në vazhdim. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan, se në zonat e kuqe, Durrës, Tiranë, Shkodër, Kurbin, Krujë e Fier, do të jenë të njëjtat rregulla, si dhe do të blindohen me postblloqe.

Ndërkohë e gjithë pjesa tjetër e vendit do të jetë e gjelbër dhe do të lejohet qarkullimi me automjet privat deri në dorën 21:00 tashmë. Për zonat e gjelbra do të mbeten në fuqi vetëm ndalimi i grumbullimit të më shumë se 5 personave, aktivitete kulturore, transporti publik dhe njësitë ekonomike të mbyllura.

Ndërsa gjatë fundjavës do të lejohen të qarkullojnë vetëm ato që kanë autorizim për punë, por është parashikuar edhe një lëvizje me fasha për këmbësorët.

Pensionistët do të kenë mundësi të shëtisin deri në orën 09:30, kurse nga oran 10:30 deri në 17:30 nënat me fëmijë deri në 14 vjeç.

Rama bën me dije se nëse kurba do vijojë të jetë e qëndrueshme, nga java e ardhshme mund të dalin edhe personat mbi 14 vjeç.

Postimi i Ramës

Nga e hëna e ardhshme do të mbeten vetëm Zonat e Kuqe të përcaktuara në hartën bashkëngjitur, bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ku do të vazhdojë i njëjti regjim oraresh lëvizjeje dhe rregullash të qarkullimit si deri tani. Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara🚫

🟢 E gjithë pjesa tjetër e vendit do të jetë e gjelbër dhe qarkullimi ndërqytetas me automjet privat brenda gjithë kësaj pjese do të jetë i lirë, me një regjim orar që do të shtrihet deri në orën 21.00😊 Për këtë pjesë do të mbeten në fuqi vetëm rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore e sportive të çdo lloji, transportin publik si edhe njësitë ekonomike ende të mbyllura🚫

🟢 Këtë fundjavë njësoj si fundjavën e shkuar, në të gjithë vendin do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë dhe dalja e këmbësorëve do të bëhet me dy fasha: Deri në orën 09.30 vetëm pensionistët dhe nga ora 10.30 deri në 17.30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç. Nëse situata me numrat e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital vazhdon të jetë e stabilizuar, kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalim daljeje për vajzat e djemtë mbi 14 vjeç😊

Shpërndaje
Share.

Komento