Rama në televizionin e sekuestruar: Nuk kam lidhje, ka proces hetimor

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Edi Rama deklaron se sekuestrimi i televizionit “Ora News” që aktualisht menaxhohet nga shteti, nuk ka lidhje me ndonjë përpjekje të tijën për të “influencuar linjën editoriale”.

Rama është i ftuar sot në emisionin “Politikon”, në televizionin e biznesmenit Ylli Ndroqi, që prej disa muajsh është vënë nën sekuestro nga prokuroria.

Nga ky ekran, Rama nuk e ka shmangur diskutimin për këtë çështje, duke thënë se sekuestrimi i televizionit është pjesë e një procesi hetimor nga institucionet e drejtësisë.

“Për sa i përket televizionit, është e vërtetë që ka patur prani policore në televizionin tuaj, që sot administrohet nga shtetit, por nuk lidhet as me ndonjë përpjekje timen për të influencuar linjën editoriale. Lidhet me strukturat e reja të drejtësisë, ka një proces hetimor. Këtu është bërë çdo gjë “e bën Edi Rama”, ndërkohë që fakti është se këtë po e bëjnë institucionet e drejtësisë. Këtu është gjëja që bën xixa mes meje dhe jush”, tha kryeministri Rama.

Shpërndaje
Share.

Komento