Skip to content
Politikë

Rama në samitin e liderëve të BP në Londër: Shqipëria ka ndryshuar shumë

· 1 min lexim

Ditën e sotme në Londër po mbahet Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024 në selinë e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH), ku është i pranishëm dhe kryeministri ynë, Edi Rama, i cili mori pjesë onlinë.

Në fjalën e tij Rama tha se Shqipëria ka ndryshuar shumë, duke e vënë theksin tek turizmi, i cili viteve të fundit është zhvilluar shumë.

Ai e shikon si të nevojshme që investitoët e huaj të bëjnë sa më shumë investime në Shqipëri.

Për 10 vjet kanë ndryshuar shumë gjëra. Shqipëria ka ndryshuar shumë. Prej një vendi me stigmën e një vendi të pasigurtë, në një vend i cili vitin e kaluar ka mbërri në një shifër prej 10 milionë turistësh, më shumë se trefishi i popullatës që kemi”, tha Rama.

Ai përmendi resurset e reja energjetike, ndërsa tha se më parë sistemi energjetik i Shqipërisë ishte gati duke u shkatërruar, për shkak se, siç tha ai, shumica e popullatës nuk paguante faturat.

Kujtojmë se qëllimi i Samitit është të nxjerrë në pah mundësitë e mundshme për investime dhe biznes në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të promovojë projekte rajonale dhe ndërkufitare.