Ia ‘shtruan vënçe’ me këngë, valle dhe raki! Pezullohet shefi i rendit në Gramsh dhe 5 policë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një video e publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në “Facebook” ka bërë xhiron e rrjetit.

Në këtë video shfaqen një grup policësh në Gramsh, të cilët ja kanë marrë këngëve e valleve popullore, ndërkohë që kanë qenë në një operacion për ndalimin e kultivimit të kanabisit.

Njëri prej tyre shihet edhe me një shishe alkool në dorë,  kurse njëri nga efektivët i filmon me celularin e tij kolegët të cilët këndojnë këngë e valle popullore.

Së fundmi, Dosja.al shkruan se shefi i rendit në Gramsh dhe 5 efektivë policie janë pezulluar nga detyra pasi videoja e tyre u bë virale.

 

Shpërndaje
Share.

Komento