Në intervistën e tij për ‘Zonë e Lirë’ kreu i qeverisë ka marrë në mbrojtje kandidatin e tij për Ministrinë e Jashtme, Gent Cakajn, duke thënë se politika shqiptare po e përdor për sulmet e tyre.
I pyetur nga Arian Çani, se pse e do kaq shumë Çakajn, Rama u shpreh se ai është një djalë i ri, i cili po përdoret si mish nga sulmet e opozitës.
Rama u ndal sërish tek marrëdhënia e tij me Presidentin Ilir Meta, ku tha se me të nuk guxon të bëjë shaka.
“Po përdoret një djalë i cili ka lindur në Prishtinë dhe po përdoret si mish për top nga një zjarr i politikanëve. Ata nuk shohin asgjë tjetër përveç interesave të tyre.
Janë mbledhur të gjithë kundër Edi Ramës. Nuk bëj humor me Ilir Metën, se është objekt humori se nuk ndërhyn dot në politikën time”,-tha Rama.