Skip to content
Politikë

Rama mbledh sot asamblenë e PS-së në Gjirin e Lalzit, zbulohet axhenda

· 2 min lexim

Edi Rama do të mbledhë paraditen e sotme Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste në kuadër të procesit të ri-organizimit të strukturave dhe rijetëzimit të selisë rozë. Kjo asamble do të mbahet në Gjirin e Lalëzit, në Durrës dhe do të nisë në orën 11:00 me fjalën e Ramës.

Mësohet se fokusi i këtij takimi do të jetë zbatimi i detyrave të lëna më herët për strukturat e partisë, si dhe korrigjimin e problematikave dhe mangësive të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja.

Kjo pjesë e punimeve do të drejtohet nga sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi, ndërsa më pas do të ketë raportime edhe nga anëtarët e tjerë për punën e kryer.

Në axhendën e punimeve është parashikuar edhe miratimi i dy projekt-udhëzimeve mbi “zgjedhjet e përgjithshme në parti” dhe “Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë”.

AXHENDA

 

1.Fjala e Kryeministrit Rama

 

2.Blendi Klosi për zbatimin e detyrave të Asamblesë kombëtare të PS për rienerrgjizimin e partisë, korigjimin e mangësve të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja

 

3.Raportime, diskutime nga anëtarët e AK për zbatimin e detyrave të ngarkuara

 

4.Miratimi i projekt udhëzimit “Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti”

 

  1. Miratimi i projekt-udhëzimit “Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë, bashkëkryetarët e OS dhe KS të NJA”