Ditën e sotme është lajmëruar një mbledhje e të gjithë kryetarëve të bashkive me kryeministrin e vendit Edi Rama. Mësohet se Rama do të mbledhë në pallatin e Kongreseve kryebashkiakët e të gjithë vendit për të diskutuar mbi performancën financiare të qeverisjes vendore. Në këtë mbledhje fokus të veçantë pritet ta ketë dhe përcaktimi i objektivave për zgjedhjet e ardhshme vendore. Kujtojmë që gjatë këtij viti më 6 mars u zhvilluan zgjedhje në 6 bashki të vendit, pas një kompromisi ndërmjet fuqive politie për të bërë zgjedhje të parakohëshme, pasi në këto bashki drejtonin disa kryetarë të komanduar. Vendi bosh i kryetarit të bashkive në fjalë erdhi si pasojë e probeleme që kryetarët e zgjedhur më herët kishin me ligjin. Gjatë këtyre zgjedhjeve të parakohëshme për pushtetin vendor 5 bashki u fituan nga Partia Socialiste dhe 1 bashki (Shkodra, kryetar aktual Bardh Spahia) u fitua nga koalicioni “ Shtëpia e Lirisë” e drejtuar nga Sali Berisha. Gjithashtu mendohet se një vëmendje të veçantë gjatë mbledhjes do të ketë përgatitja dhe menaxhimi I sezonit turistik veror. Sipas axhendës të bërë publike mbledhja do të fillojë në orën 10:30. Në mbledhje do të marrin pjesë gjithashtu ministri i Brendshëm, Bledar Çuçi. ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, drejtori i Financave vendore, Fran Brahimi dhe përfaqësues nga ambasada zviceriane.
Axhenda