Laboratori i heroinës dhe vrasja e kryekomisar Dritan Lamajt, zbulohen tre subjektet e radhës të OFL

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme OFL i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë Jasin Avdylit, Durim Keçit dhe Arben Frrokut.

Jasin Avdyli është i dënuar për veprën penale “Vrasje me paramendim”.

Ai u arrestua gjatë operacionit “Vol-vo4”

Avdyli është pjesë e grupit të Shijakut, i cili u kap për trafikimin e 200 kg heroinë dhe një sasie të konsiderueshme hashashi.

Gjithashtu gjatë hetimeve u zbulua se grupi kishte gisht në shit-blerjen e votave gjatë zgjedhjeve lokale në Durrës.

Durim Keçi rezulton i dënuar në Itali për vepra të shumta penale si: “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Krime me armë kundër personit”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike dhe shfrytëzimin e prostitucionit”.

Arben Frroku ndërkohë ndodhet në një qeli në Holandë.

Ai rezulton i dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm, për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Holanda ka refuzuar ekstradimin e tij në Shqipëri, duke i cilësuar të drejta pretendimet, se në vendin tonë i rrezikohet jeta.

Shpërndaje
Share.

Komento