Skip to content
Politikë

“Rama lavdëron vetëm ata që grabisin paratë e shqiptarëve”, Vasili publikon videon

· 1 min lexim

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka ka bërë publike një video ku kryeministri Edi Rama lavdëronte dy ish-ministrat, të cilët pas këtyre posteve patën probleme me drejtësinë, Saimir Tahiri dhe Ilir Beqja.

Sipas Vasilit Rama lavdëron vetëm ata që shkatërrojnë interesin publik dhe grabisin paratë e shqiptarëve.
“Edi Rama lavdëron me gjithë forcën vetëm ata, që prekin dhe shkatërrojnë interesin publik dhe grabisin pa mëshirë paratë e taksave të shqiptareve.
Ndaj Edi Rama është krenar me këta se ngjajnë si dy pika uji me atë vetë!
Dhe koha po e provon çdo ditë dhe do ta provojë akoma më shumë….!!”, shkruan Vasili.