Skip to content
Politikë

Rama: Hapen 1200 vende të reja pune në administratë, ja kriteret

· 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar hapjen e 1200 vendeve të reja praktike pune në administratën publike. Në një postim në rrjetet sociale, Rama njoftoi se aplikantët duhet të kenë minimalisht një diplomë Bachelor.

Në postimin e tij, Rama shkroi:

“Mirëmëngjes, me lajmin e mirë se janë hapur aplikimet për mbi 1200 pozicione të reja praktike pune në administratën publike. Këto janë të hapura për të gjithë të rinjtë e moshës 21-26 vjeç, që zotërojnë minimalisht një diplomë Bachelor. Të interesuarit mund të aplikojnë deri më 15 gusht 2024 në linkun e dhënë.”