Skip to content
Aktualitet

Rama gjen justifikim: “ Nuk është faji im që ju e shikoni mikrofonin e Grida Dumës nga ana seksuale”

· 2 min lexim

Edi Rama është mbrëmjen e sotme i ftuar në emsisionin “Real Story” ku edhe ka gjetur justifikim për denigrimin që i bëri disa figurave të Partisë Demokratike, mes tyre edhe Grida Duma. Në një video ku krahasonte kandidatët për deputetë ai sulmonte shumë nga gratë demokrate në mënyrë seksiste dhe bullizuese. Për këtë pati reagime të shumta, ku Ramës i kërkohej që ta fshinte videon. Mbrëmjen e sotme ai ka thënë se nuk është faji i tij që njerëzit e sshikojnë Grida Dumën nga ana seksuale, pasi ai nuk ka pasur këtë qëllim me foton që kishte përzgjedhur.

Pjesë nga debati:

Edi Rama: Ju mendoni se është faji im që ju e shikoni Grida Dumën nga ana seksuale. Unë nuk e shikoj fare në atë aspekt

Robert Rakipllari: Ju pra ju e patë

Edi Rama: Ma bjer një mikrofon, ma bjer një mikrofon

Robert Rakipllari: Sot gjykohesh nga karriera, nga aftësia, nga mënyra se si futesh, jo kështu si i merrni ju.

Edi Rama: Bashkove shumë gjëra bashkë. Ma bjer një mikrofon këtu…çfarë ka aty, ja dëgjojeni

Unë e kam ndjekur atë debat, nuk ka nevojë ta vendosni ju tani. U sulmua nga një burrë dhe i ktheu përgjigje. Unë thjesht kam ilustruar personazhin. Fakti që ju shikoni të tjera gjëra në gojën e Gridës dhe në mikrofon…gridare do të thotë të bërtasësh, volare të fluturosh. Unë thjesht bëj ilustrumin. Kur ti e dëgjon të bërtasë e të thotë gjëra të ndyr në një studio, thua po mbron veten, ti thua që tani unë e kam seksualizuar.