Rama fushatë elektorale në Kukës, PD kërkon leje për 8 orë protestë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Edi Rama do të jetë ditën e sotme në Kukës në kuadër të fushatës elektorale. E ndërsa PD ka kërkuar nga ana tjetër një tubim urgjent ditën e sotme.

Qëllimi i tubimit, të paktën sipas asaj që është shkruan në kërkesën për leje, thuhet se është: “Mbrojtja e demokracisë, shtetit ligjor dhe shkëputja e politikës dhe krimit si garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe qeverisje të përgjegjshme, që siguron mirëqenie dhe punësim për shqiptarët, si dhe luftë kundër korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin”.

PD ka kërkuar leje për këtë tubim nga ora 14:00 deri në orën 22:00.

PS kishte njoftuar se mitingu do të mbahej në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej” , ndërsa më pas e ka zhvendosur atë në aeroportin e Kukësit.

Postimi i plotë i Bashkim Shehut:

Mos guxo Kukesin, Edi Rama!

Vetem Kryeministri i gallatave mund te vije ne Kukes e te na kujtoje se jemi te varfer.
I kujtojme kryeministrit se varferine nuk e kishim ketu, por na e solli ai, vit pas viti; duke na bere kampion te braktisjes se fshatrave e qytetit prej te rinjve. Lideri i qeverise hajdute e ka peng qe nuk po e gerryen dot Kukesin.

Ai e di mire se Kukesi nuk eshte i hajduteve; nuk eshte i mashtruesve, nuk eshte i gallataxhinjve.

Kuksianët jane te papune, por jane te ndershem dhe dine te dallojne kush i tall.

⁃ Si mund te vish ne Kukes e te justifikosh vjedhjen e votave?!

⁃ Ti nuk i njeh kuksianët!

⁃ Ngaqe kane dinjitet, mos ua kerko per te mbuluar gabimet e tua!

⁃ Nga Kukesi do ikesh gjithmone si humbes.

Nuk te ze gjumi per Kukesin. Kerkon t’i vish rrotull me ndonje stadium apo te gllaberosh ndonje pjese te majme aeroporti, qe eshte donacion, e qe ti e shet si te jesh ti Perendia e sikur paguan qeveria jote, – por ngado qe te nisesh per ne Kukes, nuk do kesh fytyre te ndeshesh, qofte edhe me kuksianin me te thjeshte.

Mos guxo Kukesin, Edi Rama! Sepse Kukesi do jete shkolla jote e Korrektimit.

Shpërndaje
Share.

Komento