Rama e bën të qartë: Edhe 300-fish të ishte protesta, taksat mbi karburantet sa të jem unë këtu nuk hiqen

Rama ka dalë në një deklaratë live nëpërmjet rrjetit të tij social “facebook”, ku ka folur mbi protestat që kanë vazhduar edhe ditën e sotme kundër rritjes së çmimeve.
Rama citoi një prej protestuesve, duke nënkuptuar se fjalia e thënë prej tij nënkuptonte se kjo ishte një protestë e nxitur politikisht. Ndërsa këmbënguli në idenë se për sa kohë ai të jetë në postin e kryeministrit, taksat e karburantit nuk do uleshin dhe nuk do hiqeshin edhe nëse protesta të ishte 300 fish më e madhe.
Edi Rama:
Nuk ka dalë askush të protestojë kundër qeverisë së vetë. Sepse çdo qeveri mund të ketë njëmijë e një arsye por nuk është për të protestuar ndaj nesh për pasojat që ka sjellë një luftë që nuk e ka nisur kjo qeveri dhe nuk e ndal dot kjo qeveri. Dikush nga frymëzuesit e kësaj proteste thotë dicka që i thotë të gjithë: Nuk duhet ta lëmë të na shpëtojë se po na shpëtoi edhe kësaj here nuk e kapim dot. Kush të shpëtojë? Qeveria? Po çfarë lidhje kemi ne me rritjen e çmimit të produkteve në të gjithë botën. Po flasim për një fjali të thënë që në fillim të këtyre protestave. Mua nuk më shqetëson protesta, sinqerisht. Edhe 10-fish edhe 300-fish të ishte, taksat mbi karburantet sa të jem unë këtu nuk hiqen, nuk lëvizin. Mua më alarmon diçka tjetër.