Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama do punëtorë nga Bangladeshi, por gjysma e shqiptarëve kanë paga nën 300 euro!

08:56 21/06/2021
Reading Time: 3 min lexim

Rreth 50% e të punësuarve me pagë në Shqipëri merrin më pak se 40 mijë lekë (rreth 320 euro në muaj) në tremujorin e parë 2021, sipas të dhënave të INSTAT. Ndërkohë, rritja e pagës minimale me 15% në fillim të këtij viti, nga 26,000 lekë në 30, 000 lekë dha efekt rokadë edhe për nivelet e tjera të pagave. Të dhënat zyrtare nga INSTAT, që u referohen listë-pagesave në Tatime, tregojnë se kategoritë që paguajnë sigurime me paga të larta janë rritur në tremujorin e parë të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë janar-mars 2021, nga totali i të punësuarve, 34 .3% e tyre kanë deklaruar në tatime pagë zyrtare prej 30 mijë lekësh. Një vit më parë, në këtë kategori, ishin të deklaruar 26.4% e totalit të të punësuarve. Shtimi i numrit të punonjësve në kufirin e pagës minimale erdhi për shkak të rritjes që ndodhi në fillim të vitit, nga 26 mijë lekë në 30 mijë lekë, shkruan Monitor.

Rrjedhimisht rritje shënoi edhe numri i të punësuarve që paguhen me paga 30,001 – 40,000 lekë, me gati 2 pikë përqindje në raport me fillimin e vitit 2021. Rritja e pagës minimale, sipas bizneseve, ka tërhequr në shumë raste edhe nivelet e tjera, në mënyrë që të ruhen diferencat mes kategorive të ndryshme të të punësuarve. Rritjen më të madhe në numër e shënoi kategoria e të punësuarve me 60,000-95,000 lekë. Kjo kategori zuri 22.4% të totalit të të punësuarve në tremujorin e parë, me rritje vjetore 3.2 pikë përqindje. Gjithashtu në totalin e punësimit u rrite më tej pesha e punonjësve që paguhen mbi 95 mijë lekë.

Në të kundërt kategoria rreth pagës mesatare shënoi ulje. Punonjësit me paga 50,001-60,000 shënuan ule me 1.1 % në totalin e punësimit në raport me tremujorin e parë. Ulja erdhi si rezultat i kalimit në një kategori më të lartë të pagave.

Rritja e pagës minimale për efekt të sigurimeve shoqërore u aplikua në mesin e krizës pandemike, e cila efektet negative i shtriu më së shumti në tregun e punës. Bizneset në sektorin fason u ankuan se rritja u bë pa konsultim. Mirëpo Shqipëria, në të gjithë këto vite, ka zhvilluar një politikë shtrënguese në drejtim të pagave. Ndryshe nga të gjitha vendet në zhvillim të Rajonit të Europës Lindore dhe Azisë Qendrore, në Shqipëri pagat janë rritur më pak se produktiviteti në ekonomi.

Sipas një publikimit të fundit të Eurostat, Shqipëria ka pagën orare mesatare më të ulëtën në Europë, me vetëm 2.3 euro, nga 3.41 euro në Serbi dhe 15 euro që është mesatarja e Bashkimit Europian. (të dhënat e tjera rajonale tregojnë se dhe Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut kanë paga mesatare dhe ato sipas profesioneve më të larta sesa Shqipëria- shënim i Monitor). Menaxherët në Shqipëri paguhen 4.45 euro për orë, nga 28.6 euro që është mesatarja e Bashkimit Europian. Profesionistët në Shqipëri paguhen mesatarisht 3.12 euro/orë, në raport me 21.36 euro që është mesatarja e Bashkimit Europian.

Etiketa: Pagatramashqiperi

Të lidhura

3 Maji i turpit: Shqipëria e Lirisë së Shtypit me TikTok të mbyllur e media të blera
Kryesore

3 Maji i turpit: Shqipëria e Lirisë së Shtypit me TikTok të mbyllur e media të blera

Në vend që ta përshëndesë 3 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit me krenari dhe llogaridhënie, Shqipëria e...

19:25 03/05/2025
GJK: S’ka kompensim për profesionet e lira që kanë parapaguar tatim-fitimin 15%
Kryesore

Jehovait kërkojnë njohje si fe në Shqipëri/ Kushtetuesja jep vendim

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar Gjykatën Administrative të Apelit që, brenda një afati prej gjashtë muajsh, të shqyrtojë dhe të japë...

13:12 09/04/2025
Para
VIDEO/ “E pashë unë i pari”, skandal në Shëngjin, katër persona sherr me shkopinj

VIDEO/ "E pashë unë i pari", skandal në Shëngjin, katër persona sherr me shkopinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Vijon numërimi i zarfeve të diasporës

13:32 16/05/2025
Sot, Dita Ndërkombëtare e Dritës

Sot, Dita Ndërkombëtare e Dritës

12:59 16/05/2025
Negociatat për paqe, përfundon takimi trepalësh në Stamboll

Negociatat për paqe, përfundon takimi trepalësh në Stamboll

12:48 16/05/2025
Von der Leyen nga Tirana: BE po përgatit paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

Von der Leyen nga Tirana: BE po përgatit paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

12:19 16/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.