Skip to content
Kryesore

Rama do drejtësi për 21 janarin, por mban në qeveri komandantin e Gardës së zjarrit

· 2 min lexim

Teatër me 21 janarin: Rama kërkon “drejtësi” për 4 të vrarët, por mban në qeveri komandantin e “Gardës së zjarrit” që qëlloi mbi protestuesit

“Drejtësi për 21 janarin”- ishin fjalët e kryeministrit që rikujtoi tubimin e 13 viteve më parë, ku mbetën të vrarë 4 qytetarë me urdhër të qeverisë së asokohe, që protestonin kundër korrupsionit.

Drejtësinë që pretendon se kërkon, e përdhos po vetë kryeministri që mban krah qeverisë së tij si kryebashkiak të Matit, pikërisht një prej 10 oficerëve të Gardës që qëlloi mbi protestuesit, Agron Malajn.

Rama e ka mbrojtur komandantin e 21 janarit  për 4 viktimat në bulevard, duke e quajtur informator, jo fajtor, madje e bëri pjesë të PS pasi ai u largua në vitin 2013 nga garda.

Agron Malaj u emërua kryetar i Partisë Socialiste për Matin dhe në të njëjtën kohë mori edhe detyrën e drejtorit të OSHEE-së për këtë rreth.

Kryebashkiaku i Matit vazhdoi me shpatulla të ngrohta, ndërkohë që për 4 të vrarët u fshinë serverat e kamerave të Kryeministrisë, u mbajtën të ngujuar gardistët për të mos ia dorëzuar policisë.

Ngjarja u fsheh e u tjetërsua, drejtësia u harrua, mediat e gazetarët u shitën, së bashku me politikanë e gjykata!

Sot, qeveritarët kërkojnë për sy e faqe drejtësi dhe revolucion të cilin duhet ta nisin nga vetja! 13 vite më pas ende nuk është vendosur drejtësi për 4 të vrarë.

13 vite më pas, qeveria vazhdon teatrin, ndërsa ne ende protestojmë njësoj për drejtësinë dhe korrupsionin!