fbpx

Rama dhe Kushi urojnë mësuesit për 7 Mars: “Një vit i vështirë, jeni heronj!”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një urim për ditën e 7 Marsit dhe mësuesit e vendit. Në një postim në Facebook ai shkruan se të gjithë mësuesit e Shqipërisë po kalojnë një vit të vështirë, ndërsa thotë se ditë më të mira na presin.

“MIRËMËNGJES dhe me një urim nga zemra për të gjithë mësuesit e Shqipërisë, ata në pension e ata që në krye të detyrës po kalojnë një vit tejet të vështirë, duke i siguruar krejt ata se më e mira është ende përpara nesh, ju uroj të gjithëve një ditë të bukur” shkruan Rama.

Nuk ka munguar edhe urimi i ministres së Arsimit, Evis Kushi e cila ka veshur përparësen e bardhë për këtë 7 Mars.Ajo thotë se mësuesit janë duke bërë një sakrificë të madhe që do mbahet mend gjatë.

“Sot është 7 Marsi, Festa e Mësuesit. Një 7 Mars ndryshe nga çdo herë tjetër. Një 7 Mars kur çdo nxënës e prind po ndjen sakrificën madhore të mësuesve tanë që do të mbahet mend shumë gjatë. Çdo 7 Mars në të ardhmen të mos i ngjajë këtij të sotmit, por të vijë i mbarë, dhe ne të mund të dhurojmë lule e përqafime me njëri-tjetrin. Të dashur mësues! Falënderimet dhe mirënjohja për ju, asnjëherë nuk mjaftojnë! Sepse çdo mësues është një hero! Një hero që të merr për dore, të ndriçon e bëhet udhërrëfyesi yt!”, ka thënë ministrja Evis Kushi.

Shpërndaje
Share.

Komento