fbpx

Basha thirrje qytetarëve: “Mos hiqni dorë nga Shqipëria, ngrihuni e rrëzojini qeveritarët”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i Partisë DemokratikeLulzim Basha e ka nisur ditën e sotme  me një mesazh pët të gjithë qytetarët shqiptarë. Në një video të postuar ne Facebook ai bën thirrje që njerëzit të ngrihen e t’i rrëzojnë qeveritarët që i udhëheqin. Basha thotë se ata që marrin vendime janë vetëm qytetarët, të cilët nuk duhet të heqin dorë nga Shqipëria, por ta ndryshojnë atë. Në video ai shfaq Edi Ramën, Arben Ahmetajn, Ilir Beqajn dhe Erion Veliaj për të cilët thotë se janë arrogantë  e përçarësqë kanë pasuruar veten e tyre. Basha thotë se në 25 prill do të fitojë Shqipëria dhe qytetarët.

Mesazhi i videos:

“A e di cili është i pari? A e di cili merr vendime për ty? Jo, ky, as ku, as ky dhe as ky. Je ti! Ti je ai që vendos për të ardhmen e këtij vendi. Je drejtuar nga qeveritarë arrogantë, përçarës dhe që pasurojnë veten e tyre dhe të kanë bërë të besosh që nuk ka më shpresë. Dhe tani po i pranon gjërat siç janë. Por i pari je ti! Nuk të pëlqejnë ata që të udhëheqin? Ngrihu dhe ndërroji! Mos hiq dorë nga Shqipëria. Ndryshoje Shqipërinë. Këtë herë fitoni ju”, shkruan Basha.

 

Shpërndaje
Share.

Komento