Skip to content
Kryesore

Rama dhe Kurti në Vlorë, përkujtohet 112-vjetori i Pavarësisë

· 1 min lexim

Në Vlorë u zhvillua ceremonia shtetërore për Ditën e Pavarësisë, duke përkujtuar ngritjen e Flamurit Kombëtar në vitin 1912.

Në këtë aktivitet morën pjesë Presidenti Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Rama dhe Kurti, mes tensioneve të fundit, u panë përkrah njëri-tjetrit, duke tërhequr vëmendje të shtuar.

Zyrtarët vendosën kurora me lule në Monumentin e Pavarësisë, ndërsa Vlora festoi me aktivitete kuq e zi dhe pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova.

Festime të tjera do të organizohen në qytete të ndryshme, me aktivitetin qendror në Tiranë, ku për herë të dytë do të mbahet Parada e Shqiptarëve.