Skip to content
Politikë

Rama akuzon Putin dhe Lavrov: Përhapin informacione të rreme

· 2 min lexim

Pasditen e sotme Kryeminsitri Edi Rama në prezantimin e librit të ish-ministrit të jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj u shpreh se Kosova përmendet shpesh nga Putin dhe Lavrov.

Ai akuzoi Presidentin rus Vladimir Putin dhe Ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov se përhapin informacione të rreme në lidhje me pjesëmarrjen e shtetasve shqiptarë apo kosovarë në frontin e luftës në Ukrainë.

“Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës që më ka bërë përshtypje që në fillim se përmendet nga Putini dhe Lavrovi në Moskë, Kosova dhe futet edhe Shqipëria kur bëhet fjalë për luftëtarë në Ukrainë. Del lista e të vrarëve të skalioneve ndërkombëtare në Ukrainë dhe Lavrvoi nuk flet për të tjerët por vetëm shqiptarët dhe kosovarët duke nxjerrë shifra që nuk bazohen në asnjë gjë, sepse ne nuk kemi të dhëna e as informacion për shtetas tanë pjesëmarrës në këtë luftë”, u shpreh Rama.

Gjithashtu në fillim të promovimit të librit Rama ka lexuar për publikun disa pasazhe nga libri më i ri i ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj për luftën Rusi-Ukrainë dhe i ka vendosur ato në kontesktin e temave të ndryshme të nxehta në mjedisin politik në Shqipëri dhe Kosovë.

“Për të vazhduar te një element tjetër që është shumë i vlefshëm për ne për të kuptuar edhe gjyqin e Hashim Thaçi dhe udhëheqësve të tjerë që në këndvështrimin tonë shumë personal është një arsye shumë e fortë për Perëndimin që të ndalet dhe të reflektojë për çfarë ka bërë me atë gjykatë dhe a është ajo gjykatë nën dorën e Putinit dhe të Moskës?”, tha kryeministri.