Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Grantet për rindërtimin, Rama: 80 milion dollarë për riparimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti

13:12 11/07/2020
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ishte sot në bashkinë e Durrësit, ku prezantoi shpërndarjrn e granteve për banesat e dëmtuara nga tërmeti.

Rama theksoi se janë 25 milion dollarë që do të shkojnë për qytetarët e Durrësit për të bërë riparimin e banesave të tyre. Ndërkohë shuma në total për të gjitha zonat e prekura është 80 milion dollarë, që sipas kryeministrit do të shkojnë drejtpërdrejt te qytetarët.

Kreu i qeverisë u shpreh po ashtu se kanë miratuar planin e Spitallës. Rama tha se vonesa nga pandemia ishte e konsiderueshme, megjithatë tha se në vjeshtë do të jenë gati shtëpitë e rindërtuara.

“Pengesa që krijoi mbyllja ishte e konsiderueshme, por po e kapim kohën e humbur. Janë 25 milionë dollarë që do të shpërndahen në dorë për të gjithë familjet në Bashkinë Durrës, që kanë të domosdoshme për të mbyllur riparimet në ato banesa që janë të riparueshme. Kemi një seri godinash të tjera që do të rindërtohen individualisht. Po ecim intensivisht kudo dhe janë 80 milionë dollarë që do të shkojë si pagesë e drejtpërdrejtë për qytetarët në zonat e prekura nga tërmeti. Ka filluar puna konkrete për shtëpitë individuale dhe janë lidhur marrëveshjet për lotet e para, në fillim vjeshte do të jetë dhe hapja e dyerve të para të banesave individuale për të pritur qytetarët”, tha Rama.

Ndërkohë ministri  për Rindërtimin, Arben Ahmetaj tha se janë 7500 qytetarë që përfitojnë nga dhënie e granteve në dorë për rikonstruksionin e banesave që kanë pësuar dëme të lehta dhe të mesme.

“Bashkia Durrës ka filluar sot shpërndarjen e grandit që familjet i marrin në formë para në dorë për të rikonstruktuar dëmtimet e lehta dhe ato mesatare të banesave. Shuma është e konsiderueshme pasi dhe dëmet janë të konsiderueshme. Vetëm grantet shkojnë 2.5 mld lekë ku përfitojnë 7500 persona. Sot vetëm grantet në të gjitha bashkitë e prekura do jetë rreth 80 milionë dollarë”, tha Ahmetaj.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Pipero dhe Brataj kundër mbylljes së fundjavave për të zvogëluar infektimin me COVID-19, ja zgjidhja që propozojnë

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English