Rajon: Maqedonia e Veriut mban raundin e parë të votimeve për President

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e dielë në Maqedoninë e Veriut do të mbahet dhe raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale.

Akademiku Blerim Reka, kandidati shqiptar në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, mbylli sot fushatën në Tetovë.

Kandidati i përkrahur nga Aleanca e Shqiptarëve të Zijadin Selës dhe Lëvizja Besa, Blerim Reka, e përfundoi fushatën e tij me mitingun në Tetovë, ndërsa ai i LSDM-së dhe koalicionit qeverisës, Stevo Pendarovski e mbylli fushatën me tubimet në Strugë e Ohër.

Rivali i kandidatit shqiptar, Stevo Pendarovski, në fushatën e tij kryesisht foli për marrëdhëniet ndëretnike. Nga etnitë e tjera kërkoi përkrahje edhe Gordana Davkova, kandidatja  e përkrahur nga partia opozitare parlamentare, VMRO-DPMNE-ja e Mitskovskit.

Në 21 prill, qytetarët maqedonas do të votojnë për njërin nga tre kandidatët për president, ndërsa në 5 maj është raundi i dytë i votimit kur edhe do të zgjidhet presidenti i ri i vendit, pasi presidentit aktual Ivanov, i mbaron mandati.

Shpërndaje
Share.

Komento